Singapori do t’i japë fund ndalimit të seksit të të njëjtës gjini

Singapori do të shfuqizojë një ligj që ndalon seksin mes gjinisë së njëjtë, duke e bërë efektivisht të ligjshëm të qenit LGBTQ+ në qytet-shtet.
Vendimi, i shpallur nga kryeministri Lee Hsien Loong në TV kombëtar, vjen pas vitesh debati të ashpër.
Aktivistët LGBT në Singapor e kanë përshëndetur këtë veprim si “një fitore për qytetaret”.
Qytet-shtet njihet për vlerat e tij konservatore, por vitet e fundit një numër në rritje njerëzish kanë kërkuar që ligji 377A i epokës koloniale të shfuqizohet.
Singapori është vendi më i fundit në Azi për të drejtat e LGBT, pas Indisë, Tajvanit dhe Tajlandës.
Qëndrimi i mëparshëm i qeverisë ishte ruajtja e 377A – e cila ndalon seksin mes meshkujve .
Por të dielën mbrëma, Lee tha se ata do ta shfuqizojnë ligjin pasi ai besonte se “kjo është gjëja e duhur për të bërë dhe diçka që shumica e Singaporit do ta pranojnë”.
Ai vuri në dukje se “njerëzit LGBTQ+ tani pranohen më lehte” dhe heqja e 377A do t’i sillte ligjet e vendit në përputhje me “zakonet aktuale shoqërore, dhe shpresoj se do të sigurojë një lehtësim për Gay-t e Singaporit”.
“Më në fund e bëmë atë dhe jemi të entuziazmuar që ky ligj diskriminues dhe i vjetëruar më në fund do të hiqet nga librat. Ka një ndjenjë që ndoshta u desh pak më shumë, por duhej të ndodhte, e dini. Sot jemi shumë, shumë i lumtur”, tha aktivisti Johnson Ong për BBC.
Një koalicion i grupeve të të drejtave LGBT e quajti atë një “fitore me vështirësi dhe një triumf të dashurisë mbi frikën”, duke shtuar se ishte hapi i parë drejt barazisë së plotë./ HistoriaIme