Dita e sotme e gjeti Teatrin Kombëtar të rrethuar nga efektivë të policisë, të cilët nuk po lejonin artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të vijonin protestën e tyre.
Prej disa ditës, ata janë organizuar në protesta të pandërprera për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e godinës.
Çështja e Teatrit Kombëtar ka mbetur pezull prej më shumë se 1 viti.

Aktori Neritan Liçaj përballë kordonit të policisë
Përplasjet me Policinë
Të shqetësuar për hyrje-daljet e disa punëtorëve që nisën të zhvendosin orenditë brenda Teatrit, artistët u grumbulluan aty me frikën që do të niste shembja. Rreth orës 10 nisën përplasjet me policinë dhe në orën 10:30 artistët arritën të hynë në brendësi të ambjenteve të teatrit.
Artistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile pas konfrontimit me forcat e rendit kanë arritur të futen në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, duke kaluar nga një dritare në pjesën anësore të godinës.
Protestuesve u janë bashkuar dhe eksponentë të opozitës dhe ish-deputetë, së bashku me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
Presidenti Meta reagoi mbi përplasjet mes artistëve dhe policisë dhe në orën 13:00 pritet të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin special për prishjen e teatrit, duke e cilësuar atë si anti-kushtetues.
Ndërkohë që një qytetar ka mbetur i lënduar në tentativën për t’u futur në ambientet e Teatrit.
Ai është rrëzuar në pishinën boshe që është midis dy godinave. Qytetari ka marrë ndihmën e parë nga protestuesve, ndërkohë që ka qëndruar i pa lëvizur deri në mbërritjen e ambulancës.
Në momentet e fundit, Aleanca organizoi një takim në brendësi të ambjenteve, duke deklaruar se kanë vendosur unanimisht ngujimin në brendësi të TK për të mbrojtur atë nga prishja.
https://www.facebook.com/historiaimepikecom/videos/2400124793577034/