Vendi i fuqishem bie ne kurthin e “The Onion”: Kim Jong-Un mashkulli me seksi ne bote
“The Onion” shpall me krenari liderin suprem të Koresë së Veriut Kim Jong-un, 29 vjeç, si Mashkullin të Gjallë më Seksi në Botë, për vitin 2012.
“Të shkatërron me imazhin e tij të hijshëm, me fytyrën rrumbullake, me sharmin e tij djaloshar, me format e fytyrës, forma të një guximtari, ky mashkull race është ëndrra e çdo femre…”
Kështu shkruante faqja satirike The Onion (në këtë link: http://www.theonion.com/articles/kim-jongun-named-the-onions-sexiest-man-alive-for,30379/).
Po çfarë ndodhi pas këtij lajmi?
Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste në Kinë, pak a shumë si Zëri i Popullit dikur në Shqipëri, e botoi këtë lajm seriozisht, madje e shoqëroi edhe me mbi 50 foto të Kim Jong-Un dhe përdori fjalë për fjalë përshkrimin e faqes satirike.
Lexoni vetë më shumë këtu:
http://www.abc.net.au/news/2012-11-27/china-falls-for-27sexiest27-kim-jong-un-award/4395742