Shtetet e Bashkuara, për disa të njohura si ”Ëndrra Amerikane”, po aq edhe për lirinë e mundësitë e pafundme, gjatë viteve të tij në krye të administratës, Donald Trump mori shpeshherë vendime në kundërshti me vullnetin e popullit, në fusha të ndryshme të jetës. Ndër to, binte në sy shumë edhe gjuha e urrejtjes dhe kundërshtia për komunitetin LGBTQ+. Disa nga vendimet e marra nga qeveria Trump, mund ti gjeni më poshtë…
-Edhe pse ka mbështetje nga pothuajse çdo segment i popullsisë së Shteteve të Bashkuara dhe shumicën e republikanëve, presidenti Trump iu kundërvua aktit të barazisë, i cili u votua për të garantuar mbrojtje kritike kundër diskriminimit për komunitetin LGBTQ+ midis të drejtave të tjera të rëndësishme.
-Trump ka emëruar gjyqtarë kundër LGBTQ+ me nukmra rekord, vërtet shqetësues për ritmet dhe zgjidhjen e çështjeve ligjore të komunitetit LGBTQ+, në çdo hallkë hierarkike të sistemit të drejtësisë amerikane.
-Mbështeti diskriminimin në punë kundër komunitetit LGBTQduke i paraqitur gjykatës supreme një referim të brëndshëm me motive pro-diskriminimit.
-Edhe pse kundër këshillave të liderave ushtarake, autoriteteve mjekësore, analistëve të buxhetit, 70% të amerikanëve dhe forcave të armatosura të vendeve aleate, presidenca Trump ndaluan shërbimin e pjesëtarëve transgender në ushtri.
-Dëboi nga ushtria njerëzit me HIV për shkak të sëmundjes, departamenti i mbrojtjes vendosi një politikë që do të largonte personelin ushtarak që jeton me HIV nga shërbimi ushtarak.
-Krijoi një mjedis pune armiqësor për punonjësit federalë LGBTQ+: ku sipas politico: administrata Trump kultivoi një klimë ku gjashtë persona LGBTQ+ shpjeguan se hiqnin unazat e martesës para se të vinin në punë në mëngjes, hoqën fotografitë e partnerëve dhe familjeve apo u larguan nga vende të caktuara punësh në administratën shtetërore. Duke mos dashur të identifikohen si LGTQ+, dy prej tyre kishin frikë për heqjen nga puna prej seksualitetit.

-Ministria e shëndetësisënpublikoi një ndryshim të propozuar të rregullores administrative që interpreton seksionin 1557 të aktit të kujdesit të përballueshëm (Affordable Care Act). Duke minimizuar kujdesin shëndetësor për afro 130 milionë persona dhe duke bërë diskriminimin më të pranueshëm.
-Propozoi prerjen e mbi 1.35 miliardë dollarëve, që janë respektivisht 29%e buxhetit të qeverisë Amerikane për luftën ndaj HIV-AIDS.