Kur mendojmë për paradën e krenarisë, imazhi i parë që kemi parasysh është flamuri klasik me ylber. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se përveç atij flamuri, ekziston një shumëllojshmëri flamujsh për të përfaqësuar dimensione të ndryshme të komunitetit LGBTQ+. Ndërsa shumica e komunitetit LGBTQ+ identifikohet me flamurin e klasik me ylber, secila emërtesë ka flamurin e vet për të paraqitur kontributet dhe historitë e veta brenda komunitetit. Më poshtë është një përmbledhje e flamujve të ndryshëm dhe çfarë paraqesin.
Flamuri original u dizenjua nga Gilbert Baker në 1978 në nxitje të Harvey Milk, zyrtari i parëi dalur hapur në Kaliforni. Gilbert zgjodhi pikërisht këto ngjyra për të paraqitur një simbol shprese. Secila ngjyrë përfaqësohet kështu: Roza: seksi; E kuqja: jeta; Portokallia: shërimin; E verdha: diellin; E gjelbërta: natyra; Turkuazi: magjinë; Bluja: harmoninë; Lejlaja: shpirtin.

Flamuri që përdoret sot i përdorur për të simbolizuar komunitetin LGBT+ në përgjithësi. Në këtë version, ngjyra rozë dhe turkuazi janë përjashtuar nga flamuri për të bërë më të lehtë prodhimin masiv.

Flamuri i njerëzve me lëkurë me ngjyrë, teksa ideatori është i panjohur, flamuri paraqet kryqëzimet e komuniteteve të njerëzve me ngjyrë dhe komunitetit LGBTQ+ në solidaritet me lëvizjen “Black Lives Matter”.

Flamuri I transgjinorëve është krijuar në 1999 nga Monica Helms, me qëllimin se pavarësisht se si flamuri do të valëvitet, do të jetë gjithmonë saktë. Me ngjyrën rozë që përfaqëson vajzat transgjinore, blunë që përfaqson djemtë transigjinorë, dhe të bardhën që përfaqëson ata që janë nëproces tranzicioni, nuk kanë gjini, apo janë neutral në gjininë e tyre.

“Dizajnuar nga Daniel Quasar, flamuri progresist shton ngjyrat dhe vijat nga flamuri i krenarisë i njerëzve me lëkurë me ngjyrë (e zezë dhe e kafe) dhe ato të flamurit të transgjinorëve (rozë, blu, dhe e bardhë) në flamurin origjinal të krenarisë. Ky flamur po përdoret vazhdimisht si symbol të parades së krenarisë, dhe të muajit të krenarisë në përgjithësi.

Duke pasuar se biseksualiteti vjen në shumë forma, ky flamur i përket veçanërisht personave bi. Ngjyrat në këtë flamur simbolizojnë llojet e tërheqjve të ndryshme që ekzistojnë. Michael Page, krijuesi i flamurit, dëshironte të krijonte diçka me të cilën biseksualët do të kishin një afeksion të drejtpërdrejtë. Me ping magenta flamuri nënkupton tërheqjen ndaj të njëjtin seks, bluja për tërheqjen ndaj seksit të kundërt, ndërsa lejlaja për tërheqjen ndaj të dyja sekseve.

Emily Gwen, kur dizenjoi flamurin kishte edhe një puthje të kuqe në të, megjithatë me kalimin e kohës flamuri erdhi në këtë trajtë me nuanca të portokallisë dhe rozës për llojet e ndryshme të identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale.

Interseksualiteti përcaktohet si gjëndje kur trupi I individivë nuk njësohet me gjininë e mashkullit ose femrës. Duke përfshirë personat me dy organe gjenitale, apo variacione të tjera. Ngjyra e verdhë dhe lejla e flamurit janë zgjedhur si ngjyra që nuk përfaqsojnë një gjini specifike.
