7 mije shqiptare kane zgjedhur te sigurojne nje pension privat
Në kohën që skema e pensioneve është e rrezikuar një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë një pension privat. Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të Shtatorit, vlera e aseteve arriti në 247 milionë lekë, me një rritje prej afro 60% që nga fundi i vitit 2011. Sipas të njëjtave burimeve numri total i anëtarëve në fondet e pensioneve arriti në 7,065, me një rritje prej 12% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.