Bilali qe shet zemra dashurie te Lana dhe ca shifra skandaloze per te vetpunesuarit
35-vjeçari nga Fieri i cili ekspozon artin e tij në rrugë tregon se si me një dërrasë, pak rërë, gurë dhe guaska arrin të kompozojë delfinë, zemra, mjelma… Cili është profili i të vetpunësuarve në Shqipëri? INSTAT thotë se meshkujt janë punëdhënës, femrat punëtore të thjeshta, nganjëherë edhe pa pagesë!
Fillimisht është e vështirë ta shquash, por sa më shumë afrohesh aq më shumë humbet në detajet e krijuara mirë (ndonëse jo të gjitha përmbushin shijet qytetare të të gjithëve) nga një qytetar nga Fieri i cili quhet Bilal Hajdini. Me rërë, gurë, guaska dhe një copë dërrasë ai krijon një art të veçantë.
Një ngacmim i jashtëm i një pamjeje të këndshme, një pikturë apo fotografi dhe ai menjëherë mendon se si ta transformojë këtë pamje me mjetet e tij. Fillimisht e vizaton, këtë vizatim të thjeshtë e kalon në një dërrasë, të cilën me mjete të posaçme i jep format që ka në letër. Këtu fillon një tjetër fazë krijuese, merr dërrasën e dizenjuar dhe në të ngjit rërë, gurë, guaska të formave të ndryshme dhe realizon pëllumba, delfinë, zemra…