Totozani kerkon ndryshimin e Kodit te Punes qe te mbrohen edhe LGBT. Ksera pranon!
Avokati i Popullit, në një sugjerim që ka bërë për Ministrinë e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta kërkon ndryshimin e Kodit të Punës, në atë mënyrë që të parashikohet diskriminimi edhe i personave LGBT, apo diskriminimi për shkak të orientimit seksual dhe / apo identitetit gjinor. Duke u mbështetur në Kushtetutë dhe në të gjitha konventat ndërkombëtare, Avokati i Popullit argumenton në një dokument që Historia Ime e disponon, se “orientimi seksual apo identiteti gjinor i individëve mund të përbëjë shkak për të diferencuar dhe trajtuar në mënyrë të pabarabartë komunitetin LGBT”.