Per personat me probleme te shendetit mendor ne Kosove situata eshte ekstreme thote CRD
Personat që kanë probleme të shëndetit mendor e që janë të shtruar në institucione rehabilitimi dhe kurimi në Kosovë vuajnë gjithnjë e më shumë për shkak të shkeljeve të të drejtave të tyre. Ky fakt, por edhe fakte të tjera tronditëse u analizuan së fundmi në një konferencë në Prishtinë. Civil Rights Defenders në bashkëpunim me Qendrën e Rehabilitimit të viktimave të Torturës po monitorojnë në mënyrë intensive se si respektohen të drejtat e këtyre personave dhe si trajtohen ata. Rezultati: nuk ka më keq!