Shqiptaret ne Greqi, “Agimi i Arte”: te mos japin apo marrin gjak ne spitale!
Klima e përgjithshme në të cilën duhet të jetojnë emigrantët shqiptarë në Greqi vazhdon të jetë e padurueshme. Veç problemeve ekonomike, emigrantët nga Shqipëria por edhe nga vendet e tjera u duhet të përballen edhe me një dhunë të mirëfilltë psikologjike që vjen nga partia neo-naziste Agimi i Artë. Kjo parti, e cila më parë ka ushtruar dhunë ndaj emigrantëve dhe ka kërcënuar vazhdimisht se fëmijët e tyre do të përjashtohen nga shkollat dhe nuk do të lejohen të kenë akses nëpër spitale, së fundmi janë duke bërë një fushatë për të parandaluar shtetasit grekë të marrin gjak të dhuruar nga shqiptarët, por edhe të mos dhurojnë ata vetë gjak për shqiptarët që janë komuniteti më i madh i të huajve dhe për gjithë emigrantët e tjerë.