Skandal ne spitale, dy femije infektohen me SIDA gjate operacioneve
Skandal në spitalet e Tiranës. Një fëmijë vetëm 3 vjeç e gjysmë dyshohet se është infektuar me HIV/AIDS gjatë kryerjes së një operacioni në QSUT.
Këtë vit janë regjistruar katër raste të reja të fëmijëve të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në dy prej këtyre rasteve, fëmijët e kanë marrë infeksionin nga prindërit, ndërsa dy të tjerët nëpërmjet infektimit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.