39 shtete amerikane ende kriminalizojne personat me HIV
Në këtë Ditë Botërore të AIDS-it, mbetet ende pa përgjigje pyetja pse kaq shumë shtete amerikane kanë ende ligje që kriminalizojnë HIV-in?
Scott Schoettes, drejtor juridik i një organizate që merret me çështje të HIV, vuri në dukje në një postim në blogun e tij se janë 39 shtete që kanë ende në fuqi ligje që kanë sjellë të paktën 80 raste të ndjekjeve penale në Shtetet e Bashkuara vetëm gjatë dy viteve të fundit.