Amerikanet harrojne cdo gje, keto dite po merren me martesat gej!
Shkruan nga Washington DC, Kristi Pinderi
Gjykata e Apelit në San Francisko vendosi të mos pranojë apelimin e konservatorëve në SHBA për të rishikuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë që e konsideroi ndalimin e martesave gej si antikushtetues. I njohur si “Propozimi 8”, ky ndalim u bë përmes votës në një referendum në shtetin e Kalifornisë, por mbështetësit e martesave gej e ankimuan atë në gjykatën e shkallës së parë e cila u dha të drejtë dhe shpalli se të ndalosh martesat gej është antikushtetuese.