Amnesty International reagon ashper per romet. Florenc Hoxha shkon me ne fund te AP!
Fill pas kësaj deklarate të organizatës botërore kryeinspektori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha detyrohet të shkojë tek Avokati i Popullit, pas një fletë thirrjeje që ky i fundit i kishte bërë
Ka reaguar sot Amnesty International në lidhje me problemin e komunitetit rom në Tiranë, ku policia bashkiake ka disa ditë që ka nisur një aksion të pajustifikuar për t’i ndaluar romët të mbledhin mbetjet e riciklueshme, aksion gjatë së cilit janë konfiskuar edhe mjetet e punës, por edhe mbetjet e grumbulluara.