Deklarata qesharake e presidentit filipinas: “Mos përdorni prezervativë”
Foto: Pink News
Presidenti filipinas Rodrigo Duterte u shpreh në një deklaratë për shtyp se qytetarët e vendit të tij nuk duhet të përdorin prezervativë pasi në këtë mënyrë hiqet kënaqësia seksuale. Më pas argumentimit të tij ai i shtoi sugjerimin se gratë duhet të marrin kontraceptivë oralë për të shmangur shtatzaninë e padëshiruar.
Për të ilustruar këtë gjë, presidenti në deklaratën e tij kontroverse mori një karamele të mbështjellë me ambalazh dhe e futi në gojë. “Ja pra, mundohu të konsumosh karamelen pa i hequr ambalazhin, e njëjta gjë vlen dhe për prezervativin”.
Komentet e bëra nga presidenti kanë marrë kritika të ashpra dhe janë cilësuar nga ekspertë të ndryshëm të komunikimit si “retorikë e pakujdesshme” në një periudhë kur shteti filipinas po kalon periudhën më të vështirë sa i përket epidemisë së HIV-it në Azi. Brenda harkut kohor të 6 viteve, numri i personave të infektuar me HIV u rrit me 140% dhe ku 10.500 raste të reja u regjistruan në 2016 krahasuar me të dhënat e vitit 2010.
Senatorja Risa Hontiveros u shpreh rreth deklarateve të Presidentit: “Këto deklarata të pamenduara mirë cënojnë shëndetin publik, teksa Presidenti duket kaq i shqetësuar për kënaqësinë. Por besoj se Presidenti duhet të shqetësohet edhe për numrin në rritje të rasteve me HIV”.
Organizata “Human Rights Watch” e dënoi deklaratën, duke e cilësuar si deklaratën qerashake të radhës të bërë nga ana e Presidentit filipinas./k.m/
Burimi: Pink News