Diten e te Drejtave te Njeriut mos trego me gisht – bashko duart
Stavros Lambrinidis (Përfaqësues Special për të Drejtat e Njeriut në Bashkimin Europian)
Kremtimi i përvitshëm i të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor bie në të njëjtën ditë kur BE-ja do të marrë Çmimin Nobel për Paqen. Kjo përkitje është fatlume. BE-ja po nderohet për përkrahjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe pajtimin, si dhe për përhapjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent.