Do genjeje Rama per personat me aftesi te kufizuar?
“Sot ju kërkoni që qeveria t’ju dëgjojë. Ne kemi marrë një angazhim për 100 ditët e para të qeverisjes sonë… Në 100 ditët ë para të qeverisje do të anullojmë ligjin që ju zhveshi nga të drejtat në letër dhe do e bëjmë me kënaqësinë më të madhe” – u tha kreu i opozitës Rama, përfaqësuesve të personave me aftësi të kufizuar në një takim me ta gjatë ditës së sotme (në foto). Zyra e shtypit e partisë më të madhe opozitare thotë në një njoftim për media që gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama prezantoi programin qeverisës të kësaj partie për këtë kategori.