Histori nga Lazarati e tipit “nuk i bejme dot gje gomarit, i biem samarit…”
Një histori që ndoshta vetëm në Shqipëri mund ta dëgjosh, publikohet sot nga gazeta “Shqip”. Mësohet se një punëtor i parcelave me hashash në fshatin Lazarat në Gjirokastër është arrestuar nga policia për posedim të lëndës narkotike. Lavdim Turtulli, 22-vjeç, nga Librazhdi, është prangosur me pesë kilogramë hashash, të cilën, jashtë dëshirës së tij, e posedonte si shpërblim të punës së kryer tek disa kultivues të hashashit në Lazarat.