Invalidet e Elbasanit protestojne per pensionet e vonuara
Shoqata e Invalidëve në disa prej komunave kryesore të Qarkut të Elbasanit, protestuan këtë të hënë para zyrave postare për shkak të mos shpërndarjes së pensioneve të invaliditetit prej disa muajsh.
Të shoqëruar edhe nga familjarët, personat me aftësi të kufizuar bënë thirrje për reagim të menjëhershëm të qeverisë dhe Ministrisë së Financave, për të zgjidhur situatën e krijuar.