Ja ku jetojnë azilkërkuesit kosovarë në Gjermani (VIDEO)
Numri i refugjatëve nga Kosova është rritur ndjeshëm. Ndaj Gjermania po merr masa që nisin nga kontrollet e forta në pikat doganore e deri tek nisma ligjore për klasifikimin e Kosovës si një “vend të sigurt origjine”.
Sipas Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme në gjashtë javë që nga fillimi i vitit kanë ardhur 18.000 kosovarë në Gjermani. Për shkak të dyndjes masive ka qenë e mundur që vetëm një pjesë e tyre të aplikojnë për azil. Kosova nuk ofron asnjë perspective, rreth një e treta e popullsisë jeton me më pak se 1.42 euro në ditë, deri në 60 për qind e të rinjve janë të papunë. Pavarësisht se autoritetet e këtij shteti kanë deklaruar vazhdimisht se nuk japin azil për këtë lloj arsyesh.
Refugjatët, që vijnë nga vende të sigurta origjine, mund të vazhdojnë të kenë të drejtën e aplikimit për azil, por këto kërkesa shqyrtohen individualisht për secilin rast, por procedurat e azilit janë dukshëm më të shkurtra dhe ata mund të kthehen lehë nga Gjermani, pasi nuk ka argumenta për të justifikuar aplikimin për azil.
Mbi 99 për qind e këtyre aplikimeve refuzohen. Prandaj, ata do tëkthehen menjëherë, pasi të jetë shqyrtuar kërkesa e tyre direkt në vendpranimin fillestar në lande e komuna, ku janë vendosur ata pas mbërritjes në Gjermani.
/Shqiptarja.com