Loja si macja me miun e Beogradit per paraden gej dhe Kosoven
Shkruan nga Beogradi, Kristi Pinderi
Një prej vajzave lezbike nga Kosova që ndodhet këto ditë në Beograd për paradën gej, më pohon me seriozitet, ndonëse me një dozë humori se të shtunën, ditën e marshimit të shumëpritur, në rast se do të ndodhej mes trazirave e do të dëmtohej, nuk do të kishte asnjë mundësi sigurimi shëndetësor duke qenë se këtu sigurimin e saj të Kosovës nuk e njohin.