Luis Palau duhet ti predikoje pak edhe pastor Akil Panos! Mega-shfaqje protestante sot ne Tirane
Si asnjëherë tjetër protestantët e Tiranës ndihen të ekzaltuar këtë fundjavë. Dje dhe sot në sheshin “Nënë Tereza” po zhvillohet një mega festival që përfshin hapësira të ndryshme atraksioni sidomos për një publik rinor. Lojërat e sportit ekstrem dje tërhoqën vëmendje të madhe, ndërkohë që argëtimet e bukura për fëmijët janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të tërhequr në këtë aktivitet familjarë.