Manifestim solidariteti ne Tirane me opozitaret ne Siri
Një grup të rinjsh në Tiranë do të organizojnë të premten një manifestim solidariteti me qytetin opozitar të Aleppos në Siri. Në një thirrje përmes rrjeteve sociale është njoftuar se ky event do të përkujtojë dëshmorët dhe viktimat nga populli sirian. “Qëllimi ynë është të kërkojmë paqe në Siri dhe të ndezim qirinj në shenjë rrespekti për të vdekurit” thuhet në këtë njoftim. Manifestimi pritet të zhvillohet në sheshin Nënë Tereza përballë Universitetit Politeknik rreth orës 20.00.