Ngjarja ne Polican, krim barbar, i rrezikshem dhe c’njerezor
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan lajmin e djeshëm për vrasjen e dy personave në Uzinën Ushtarake të Poliçanit, të rëndë, barbar, të rrezikshëm dhe tepër ç’njerëzor. Sipas të dhënave të publikuara nga media, Shpëtim Dervishi, roja i uzinës, qëlloi me armë për vdekje shefin e sigurisë të kësaj uzine, Vladimir Gurin dhe pas kësaj ka vrarë edhe veten. Ndërkohë, vëllai i Gurit, si të mos mjaftonte kjo, ja ka prerë me sëpatë kokën Shpëtim Dervishit duke shkaktur terror në Poliçan.