Nisin hetime nese eshte dhunuar nga policia apo jo i dyshuari per vrasje
Policia e ka pasur të vështirë të marrë një urdhër- arresti nga prokuroria për arrestimin e tij, për shkak të provave të grumbulluara. Shenjat e dhunës duken në fytyrën e Hoxhës
Autori i vrasjes së 37-vjeçares Fatbardha Tafa, trumbetohet si i identifikuar, ndonëse ai e mohon të jetë autori i krimit. I arrestuari si bashkëpunëtor në vjedhjen me pasojë vdekjen e 38-vjeçares, 20-vjeçari Aldo Hoxha nuk pranon të ketë marrë pjesë në këtë krim.