Nuk ka asgje te keqe qe ministri serb te takoje te vetet ne Shqiperi
Ka një shqetësim, sidomos në media, në formën e panikut se pse Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivan Mrkiç paska takuar ata që ai i quajti minoritet serb në Shqiperi. Gjatë një konference për shtyp gazetarët e pyetën nëse egziston një minoritet i tillë në Shqipëri (pa e ditur në fakt që po, prej vitesh ka serbë dhe malazezë që jetojnë në Shqiperi, madje vetë gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë zonja Liri Berisha është një e tillë).