Policia dhunon te moshuarit, grate dhe personat me aftesi te kufizuara gjate Lojrave Olimpike
Ndërsa ceremonia e hapjes së lojërave Olimpike shfaqej në të gjithë botën, jashtë stadiumit olimpik, të paktën pesëdhjetë persona u arrestuan, me fajin e vetëm sepse ishin mbi biçikleta. Nderkohë që ceremonia e hapjes vazhdonte, policia e Londrës ka konfirmuar se “së paku 50 persona janë arrestuar në natën e së premtes”. Çiklistët u rrethuan nga policia rreth orës 10 të mbrëmjes sipas taktikave që policia britanike përdor në demonstrata, me të cilat ata rrethojnë protestuesit pa i lënë mundësinë të levizin për disa orë dhe më pas i arrestuan.