Presidenti nuk vrapon dot! Por problemi eshte te ata qe e keqperdorin kete, jo te ai!
Nga Kristi Pinderi
Ka një tentativë, herë naïve, herë malinje, për të krijuar një debat në lidhje me aftësitë fizike të Presidentit të Republikës. Por këto tentativa kanë qenë, në shumicën e herëve të ndërmarra jo nga një shqetësim korrekt në lidhje me “a i plotëson apo jo kushtet fizike Bujar Nishani për të qenë President i Republikës, apo jo”. Për fat të keq, në shumicën e rasteve, këto “debate” janë tentuar të përcillen tek publiku jo në formën e një shqetësimi gjenuin, por në formën e një talljeje, apo cëmbimi ironik publik!