Pussy Riot, feministet e arrestuara se promovojne demokracine
Pussy Riot është një grup feministesh anonime në Rusi i formuar në tetor të vitit 2011. Këto aktiviste e promovojnë feminizmin e tyre me anë të artit. Nëpërmjet një serie shfaqjesh paqësore në vende publike, grupi u ka dhënë zë të drejtave themelore, të cilal në Rusinë e sotme janë nën kërcënim, duke shprehur vlerat dhe parimet e barazisë gjinore, demokracisë dhe të lirisë së shprehjes sipas kushtetutës ruse dhe instrumenteve të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e CEDAW.