Racizem ne kontrollin e pasaportes
Në dhjetor 2010, një studenti atëherë 25 vjeçar të arkitekturës me pasaportë gjermane dhe me lëkurë të errët iu drejtuan dy policë gjermanë. Policët kërkuan të shohin pasaportën e të riut, por ai e ndieu veten të diskriminuar dhe nuk pranoi t’ua tregonte. Kjo mënyrë veprimi të kujton “metodat nacionalsocialiste”, pati thënë veç kësaj studenti i zemëruar, pas kësaj një polic e paditi për fyerje.