Raporti i DASH: Shqiperia vend burimi per trafikimin e qenieve njerezore
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor të trafikut njerëzor për vitin 2013. Në raport flitet edhe për situatën në Shqipëri dhe thuhet se ajo është burim trafiku për burra, gra dhe fëmijë, të cilët shfrytëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar.









