Reagime te ashpra pas shpalljes se greves si te paligjshme
Avokati dhe aktivisti Andi Kananaj shprehet në Twitter: “Me urdhër gjykate ish të perndjekurit do të përndiqen nga greva për dëmshpërblimet. Suksese shtetit ligjor, që ligjin e përdor vetëm për dhunë”. Pas vendimit te Gjykatës së Tiranës që e konsideron grevën e urisë, të paligjshme, gjendja është e tensionuar. “Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e re dhe me ne po veprohet në mënyrë flagrante”, u shpreh Skënder Tufa, i cituar nga TCH.