Romet serish te pastrehe, i thone Kseres: mashtrues. Nje grup xhirimi nuk lejohet te filmoje
Disa familje të komunitetit rom që u lanë të pastrehë nga bashkia e Tiranës, që prej shkurtit, protestuan sot para ministrisë së Punëve dhe Çështjeve Sociale, kundër ministrit Spiro Ksera me arsyen se “ai nuk mbajti premtimin e dhënë” për strehimin e tyre. Teksa protestuesit hidhnin thirrje kundër ministrit, gazetaria e televizionit A1Report, Gentiana Haxhiu nuk është lejuar nga policia e rendit, e vendosur pranë ambienteve ku po zhvillohej protesta, për të paraqitur ngjarjen, shkruan Shqiptarja.com.