TOTOZANI: TE NDIQET PENALISHT SHEFI I POLICISE NE PUKE, RIDVAN BUSHATI
Në vend që të merrte në konsideratë një denoncim zyrtar në polici, ky shef jo vetëm që nuk nisi të hetojë, por bëri çmos me të gjitha mënyrat që të fshihte denoncimin dhe të detyronte familjen denoncuese që ta konsideronte të mbyllur çështjen, me argumenta të tipit: “mbylleni këtë çështje”, “zgjidheni jashtë policisë”,” tërhiqeni denoncimin”, etj. Edhe kur denoncuesit kishin dëshmuar në polici se familja tjetër është e pajisur me armë të paligjshme me të cilat kërcënon, asnjë aksion nga policia nuk ishte kryer.