Totozani thote se ndalimi i lengjeve dhe ilaceve per grevistet eshte veper penale
Avokati i Popullit ka vizituar të ngujuarit në grevën e urisë. Igli Totozani tha se kjo vizitë është më e vështira dhe më e dhimbshmja që kur ka marrë detyrën.
Totozani tha se ka marrë informacion se grevistëve iu është ndaluar uji, lëngjet, trisoli dhe serumet.
“Një urdhër i tillë është në ekstremitetet e një trajtimi çnjerëzor,” tha Totozani.
Ai tha se një urdhër i tillë përbën vepër penale.
“Ai që ka dhënë këtë urdhër ka përgjegjësi personale pasi kjo është një vepër penale,” deklaroi ai.