“Turpi nga fshati mundi dhimbjen per bijen e vet”
Kriza ekonomike, Shqipëria e “ përkthen” në kriminalitet. Psikiatri: Vrasja e para disa ditëve ishte mjaft e rëndë si për mënyrën se si u krye, ashtu edhe për faktin se kush ishin viktima dhe vrasësi, dinamika e marrëdhënies së tyre, reagimi i komunitetit dhe aq me tepër i familjes
Entela Resuli
Ju ka ndodhur të ecni në rrugë e të shtrëngoni fort çantën që mbani në krah, apo të fshihni varësen tuaj të argjend në qafë? Me siguri që po. Në mos keni bërë ndonjë veprim të tillë, të pakën ju ka shkuar mendja pas dëgjimit të shumë lajmeve se: Ajo vdiq pasi ai i tërhoqi çantën nga motori!
Raste të tilla kohët e fundit kanë një kurbë rritje të frikshme dhe alarmante. Ende nuk ka një analizë të policisë për të gjitha këto për këtë vit (të paktën publikisht nuk dihet), por komunikatat zyrtare, çdo ditë më shumë informojnë për ngjarje kriminale, jo normale.