“Gruaja mund t’i ndaloje, futet ne mes te grindjes, qofte vetem, qofte me nje djep dhe i ndal”
Gjatë një Kuvendi të organizuar në Shkodër nga Avokati i Popullit, zëvendësministri i Brendshëm Nard Ndoka publikoi për herë të parë statistika të policisë lidhur me familjet e ngujuara.
“Rezultojnë 67 familje me vetëkufizim lirie, të ngujuar, ku sipas qarqeve janë: Në qarkun e Shkodrës 48 familje, 39 në Shkodër dhe 9 në Malësinë e Madhe, në Qarkun e Kukësit, 13 familje, në Qarkun e Lezhës 4 familje, në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit nga 1 familje. Persona të ngujuar, persona me vetëkufizim lirie janë gjithsej 135. Fëmijë të ngujuar për shkak të fenonemit të gjakmarrjes nga statistikat rezultojnë 33 të tillë, që nuk frekuentojnë shkollën, si pasojë e gjakmarrjes në të cilat 23 janë të evidentuara nga Qarkun e Shkodrës”, tha Ndoka.