Zjarri i luftes perhapet ne Tel Aviv
TEL AVIV, Izrael — Një bombë shpërtheu të mërkurën në një autobuz në afërsi të Shtabit Kombëtar të Ushtrisë në Tel Aviv duke plagosur rëndë të paktën 27 vetë dhe duke vështirësuar më shumë bisedimet dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund një jave luftimesh mes Izraelit dhe përfaqësuesve të Hamasit, raporton Huffington Post.
Mijëra palestinezë u larguan nga shtëpitë e tyre të frikësuar nga sulme të mundshme të Izraelit. Pak orë pas shpërthimit të bombës, Hilari Klinton u takua me presidentin e Egjiptit Mohamed Morsi i cili po negocion për dhënien fund të luftimeve që kanë shkaktuar deri tani vdekjen e mbi 140 palestinezëve dhe 5 izraelitëve.
Ky shpërthim ishte i pari në Tel Aviv që nga përfundimi i rasteve të tilla në vitin 2006. Sulme të tilla atëherë kanë vrarë mbi 1000 izraelitë por edhe mbi 5000 mijë palestinezë. Hamasi nuk mori përgjegjësinë e këtij shpërthimi por e përshëndeti atë./HuffPost/