Një intervistë e Fox News u mbyll shumë papritur pasi i ftuari i këtij rrjeti televiziv i ktheu intervistuesit jo një, por dy përgjigje të paparashikuara dhe sulmuese.
Një intervistë e Fox News u mbyll shumë papritur pasi i ftuari i këtij rrjeti televiziv i ktheu intervistuesit jo një, por dy përgjigje të paparashikuara dhe sulmuese.
Ajo i kishte mbijetuar më parë dy tentativave për vrasje nga trafikantët e drogës. Madje në një rast ajo humbi edhe të shoqin.
Por pavarësisht kësaj, meksikania Maria Santos Gorrostieta nuk u zmbraps. Me një kurajo të jashtëzakonshme, 36 vjeçarja iu kundërvu bandave të drogës që kanë shkatërruar zonën e Tiquicheo, ku ajo ishte kryebashkiake.
Respublica.al shkruan sot se Karl, princi i Wellsit, që nga mosha katër-vjeçare është trashëgimtari i fronit të Britanisë së Madhe. Por vitet ikin për të gjithë. Ai tashmë ka 64 pranvera mbi supe dhe mezi pret për tu bërë mbret.
Një vëzhgim në rrugën “Murat Toptani” në kryeqytet. Atje ku bëhet bashkë muzika rock (ne tentative), portreti i Skënderbeut nga Durrësi, qilimat nga Kruja dhe qoftet e tymosura nga Tirana (qe shiten si kernacka te Korces)… Mediokriteti e deri diku banaliteti i te festuarit te dickaje qe do duhet te ngjallte krenari, por qe ne fakt ngjall trishtim te perzjere me nje thuajse histeri kolektive deri diten kur do shikojme 1000 desh e 1000 qingja te varur me koke poshte ne sheshin “Nene Tereza”
Në një shkrim të botuar para disa orësh në blogun e Financial Times ngrihen shumë pikëpyetje për tenderin e shitjes së Albpetrolit, por as kjo media prestigjoze nuk merr përgjigje nga qeveria shqiptare.
Gazeta shkruan se oferta më e lartë u bë nga një konsorcium amerikan, por që në fakt ishte veçse një aleat i kryeministrit Sali Berisha.
Një analist i IHS Energy, Andreë Neff, ngre pyetjen se si ka mundësi që një njeri i lidhur me kryeministrin, bën ofertën sa dyfishi i vlerës së kompanisë. Ai thotë se duhej të ishte e kundërta.
Me shumë gjasë kjo bëhet për shkak se Albpetrol do ketë të drejtat e shpërndarjes së gazit për 30 vjet, duke shpresuar tek projekti i gazsjellësit TransAdriatik. Madje drejtori i Bankers Petroleum thotë se kompania e tij, që doli e treta, nuk pati kohë që të riformulonte ofertën, kur mësoi se ishin në lojë edhe të drejtat e gazit.
Por sërish edhe kjo gjë e habit Financial Times. Sipas analistit Neff, gazsjellësi TransAdriatik nuk ka shanse.“Njerëzit në këtë industri nuk i japin shumë shanse TAP-it,” thotë Neff.
Një mundësi është që Taçi të marrë edhe fushat e naftës të Bankers, shkruan FT. Për këtë çështje Taçi nuk është prononcuar.
Kurse nga Ministria e Ekonomisë, më saktë nga drejtori i privatizimeve në METE, Fatmir Isufaj, nuk ka patur asnjë përgjigje për pyetjet e Financial Times.
Në këto kushte, gjërat mbeten shumë të paqarta, siç janë në të vërtetë.
Madje FT pyet se si ka mundësi që emri i Taçit u mbajt sekret nga tenderi. Ajo kujton se kështu Taçi mori edhe kompaninë ARMO.
Në fund, gazeta thotë se privatizimet në vendet ish- komuniste nuk janë gjithmonë një zhvillim pozitiv. Ajo e mbyll shkrimin duke thënë se Shqipëria ka dy vjet që ngel në klasë nga BE për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:
http://blogs.ft.com/beyond-brics/2012/11/26/albania-e850m-state-oil-company-sale/#axzz2DLvxmhQJ
Ka botuar 12 libra me shtëpinë botuese Mondadori në Itali, disa prej të cilëve janë shitur në mbi 1 milion kopje. Është një prej komedianeve më të preferuara në Itali, një aktiviste për të drejtat e gruas, për të drejtat e LGBT dhe për të drejtat e fëmijëve. Ajo është gjithashtu një aktore e jashtëzakonshme dhe do të prezantojë festivalin e Sanremos së bashku me Fabio Fazio.
Ne të historiaime.al e ndjekim çdo javë në fund të emisionit “Che Tempo Che Fà” në RaiTre dhe kemi vendosur ta sjellim atë për ju.
Komenton realitetin politik, social dhe kulturor (përfshirë atë të showbiz) me ironi dhe ka shkaktuar telashe për shumë prej protagonistëve që përmend në skenaret e saj, nuk ka rëndësi në janë kardinalë, apo politikanë (si ish kryeministri Berlusconi), senatorë, deputetë apo aktorë e aktore.
Mos rrënç në gojën e Luçianinës do të ishte shprehja e duhur…
Ky është i pari Fan Club shqiptar i Luçiana Littizzetto.
Për më tepër vizitoni webin e saj: http://www.lucianalittizzetto.it/
Një kompani e madhe që prodhon lodra për fëmijë në Suedi ka reklamuar kukulla për djem dhe pistoleta-lodër për vajza në katalogun e Krishtlindjeve.
Ensi dhe Nënoçka kanë qenë, secili sipas mënyrës së vet, dy personat që më shumë se kushdo tjetër kanë ndikuar në jetën time. Ata nuk e njohën njëri tjetrin por as edhe unë nuk i njoha dot deri në fund.
Një minoren është dhunuar nga forcat e policisë së kryeqytetit pasi ka hequr nga një shtyllë në rrugë, flamurin kuq e zi.
Djali është shprehur se e ka bërë këtë veprim pasi ka dashur që në ballkonin e shtëpisë së tij të valëvitej flamuri shqiptar. Por pas këtij veprimi, minoreni është pikasur nga një polic i zonës.
Ndërsa vetëm pak çaste më vonë, siç tregojnë pamjet në këtë video, një tjetër punonjës i forcave të rendit është gjendur në vendngjarje.
Menjëherë pasi i ka vendosur prangat, polici ka filluar ta qëllojë vazhdimisht të riun, edhe pse ky i fundit nuk ka shfaqur asnjë shenjë rezistence.
Duke u shoqëruar drejt makinës së uniformave blu, minoreni është goditur vazhdimisht pas koke nga njëri prej policëve.
Një minoren është dhunuar nga forcat e policisë së kryeqytetit pasi ka hequr nga një shtyllë në rrugë, flamurin kuq e zi.
“Çdo dy minuta një femër në Amerikë përdhunohet. Një në gjashtë femra amerikane janë viktima të sulmit seksual. Kjo do të thotë dikush që ju e njihni, dikush që ju keni përzemër, ka qenë ose mund të bëhet viktimë e dhunës seksuale. Ajo mund të jetë nëna juaj, motra juaj, mikesha juaj, e dashura juaj, gruaja juaj, kolegia juaj, apo vajza juaj.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Gazeta Dita sot hedh dyshimin e saj mbi diskutimin ne KQZ mbi mandatet. “Hileja me mandatet’, çfarë po tenton të bëjë Berisha me Kukësin, Korçën e Beratin duke përdorur Kolegjin Zgjedhor. Pse përmendet Tirana dhe Durrësi. Sipas Ditës PD po tenton të ruajë numrin 4 të mandateve në Kukës megjithëse duhet të shkojë në 3. Sipas Bledar Çucit “Për ne është shumë i rëndësishëm integriteti i Regjistrit Kombëtar i Shtetasve dhe çdo ndryshim që i bëhet atij, duhet të jetë konfrom legjislacionit.” Mund të lexoni më shumë në faqet e para.
Gazeta Shekulli para pak ditësh, duke iu referuar disa burimeve të veta konfidenciale bënte të ditur se për shkak të mbylljes së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” Federata e futbollit kishte parashikuar një investim të vogël në stadiumin “Selman Stërmasi” në atë mënyrë që të arriheshin disa standarte minimale në këtë stadium të ndërtuar në vitet 60-të që Kombëtarja shqiptare ta përdorte duke evituar lojën në vende të huaja apo si “refugjate” nëse do përdornim një term të lajmit të mësipërm te “Shekulli”.
Asgjë nuk është transparente, por me sy të lirë po të shkoni për të parë rrethimin rreth katër metra të lartë të stadiumit që deri në vitet 90-të kishte emrin “Dinamo” do shikoni një situatë edhe absurde edhe të turpshme.
Në një tentativë për të krasitur pemët (krasitja dimërore?) punëtorët i kanë lënë degët dhe pjesët e tjera të trungjeve të prea të bien pikërisht mbi rrethimin e stadiumit duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë përdorimit të paktën në 5 vende të ndryshme.
Shikoni vetë fotot. Por vlen të theksohet edhe fakti që ky procces duke qenë i rrezikshëm (sicc dhe rezultoi nga dëmi që ka sjellë) do duhet të bëhej pasi të rrethohej ambienti si një mënyrë minimale sigurie për qytetarët e shumtë në atë zonë shumë të populluar të Tiranës. As kjo, sigurisht, nuk është bërë.
Në pritje që ambienti të pastrohet e ndoshta rrethimi të rregullohet ju mund ta konfirmoni vetë situatën përmes fotove që janë bërë të dielën (25 nëntor) në mbrëmje.
(Fjala allcak me origjine nga turqishtja e perdorur ende ne gjuhen e folur nga shqiptaret mund te perkthehet ne: te paafte, ne menyre figurative).
| 116292 |
Studentë janë regjistruar në Universitet për vitin shkollor 2009-2010 (rreth 16% të regjistruar më shumë në vitin 2011/2012) |
| 52162 | Meshkuj |
| 64130 | Femra |
| 95449 | Në universitete publike |
| 41419 | Meshkuj |
| 54030 | Femra |
| 20843 | Në universitete jo publike |
| 10743 | Meshkuj |
| 10100 | Femra |
| 5515 | Universiteti jo publik me numrin më të lartë të studentëve është universiteti Kristal me 5515 Studentë. |
Kur mendova të ulesha e të beja një shkrim për një student, në mendje kishte dy alternativa: ose do shkruaja për atë studentin më të mirë të shkollës, atë që i ka të gjitha notat 10 dhe që ulet gjithmonë në bankë të pare, ose do shkruaja për një nga ata studentë të cilët shpesh herë nuk arrijnë të diplomohen në kohë për shkak të angazhimeve të ndryshme.
Përfundimisht thash se duhet të flas pak për veten.
Jam 22 vjeç dhe duhet të isha diplomuar dy vite më parë. Kam mbaruar gjimnazin në vitin 2008 dhe jam akoma në vit të 3-të fakultet. Arsyeja e këtij të themi “dështimi” (siç do ta quanin disa) është sepse nuk e dija se çfarë doja dhe vendosa të eksperimentoj.
Studiova një vit jashtë shqipërisë. Nuk bënte për mua dhe e lash, u ktheva të studioja këtu. Studiova një vit Inxhinjeri Mekanike (atë që kisha si zgjedhje të parë në maturë), as kjo nuk bënte për mua dhe hoqa dore edhe nga kjo. Inxhinjerinë e zgjodha sepse dëshira më e madhe e babait tim është që unë të bëhem inxhinjer. Po mire, ja po bëj si po bëj e po e mbaroj një shkollë që nuk më pëlqen. Po pastaj…? Do më duhet të bëj gjithë jetën një punë që nuk me pëlqen e që me shumë gjasa nuk do më pëlqejë kurrë! Gjithnjë nëse do gjeja punë.
Si përfundim zgjodha vetë dhe fillova të bëj Menaxhim Biznesi. Po, Menaxhim Biznesi si të gjithë, jemi bërë të gjithë menaxherë e jurista (juridiksa do thoshte Mariana Kondi) këto vitet e fundit.
Gjatë vitit që studioja Inxhinjeri fillova të shkoja në një firmë të vogël private ku rrija gjithë kohën me ekonomistin e firmës e mësoja nga ai. Ishte një eksperiencë shpesh herë e lodhshme për shkak se njëkohësisht më duhej të frekuentoja dhe leksionet e seminaret (nuk e kisha vendosur akoma që do e lija atë shkollë), por edhe vitin që vijoji, kur fillova të studioja Menaxhim, nuk hoqa dorë nga angazhimi në firmën që përmenda. Madje fillova të punoja dhe me rrogë e gjithashtu të merrja pjesë në çdo trajnim të mundshëm.
Fakti që më duhej të punoja dhe gjithashtu të frekuentoja shumë trajnime më pengoi jo pak me fakultetin, madje kam akoma provime të mbartura e lëndë të mbetura për frekuentim nga vitet e kaluara, por une e shikoj kështu:
Jam ende i padiplomuar, (dy vite me vonese) dhe kam një punë të mirë për të cilën jam munduar shumë. Jam ende i padiplomuar por gjatë këtyre viteve kam ndërtuar një CV dhe një eksperiencë në tregun e punës që ditën që do diplomohem do të më shërbejnë shumë më tepër se diploma të cilën e pres me padurim me qëllimin e vetëm që ta vendos në një kornizë të bukur e ta var diku në mur.
Te dhenat statistikore jane marre nga INSTAT
DEBATI I SE DIELES
Kjo situate paraqitet pothuajse cdo dite ne rrugen pedonale te parkut te Liqenit Artificial ne Tirane. Po, se mos vetem atje…
Foto nga Eugert Aliaj
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.