Below the full call and Terms of reference on the call.
Below the full call and Terms of reference on the call.
Letra e hapur dënon politikën e përdorur prej kryeministrit, e cilësuar si “shpëlarje përmes artit”.
Vëmendja e mediave ndërkombëtare u kthye drejt Shqipërisë ditën e dielë, me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, e cila ishte shpallur së fundmi si një prej 7 monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë së përbashkët kulturore evropiane prej organizatës Europa Nostra.
Megjithë protestat e shumta, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili prej ndërkombëtarëve shpeshherë cilësohet si kryeministri artist i Shqipërisë, shkatërroi godinën e Teatrit Kombëtar, duke shkaktuar një dëmtim të pakthyeshëm për memorien historike të Tiranës, për ta zëvendësuar atë me një ndërtim modern i cili pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro.
Në një letër të hapur të publikuar këtë javë, një grup artistësh dhe punonjësish të kulturës, jo vetëm që po dënojnë shkatërrimin e teatrit, por sjellin vëmendjen politikën e gabuar të kryeministrit, të cilit e cilësojnë si “shpëlarje përmes artit” (në anglisht artwashing – përdorimi i artit për të zbukuruar dhe për të krijuar një iluzion të rremë për realitetin politik).
Autorët e letrës, teoricienia kulturore Jonida Gashi dhe gazetari e botuesi Vincent WJ van Gerven Oei, shprehin shqetësimin se portretizimi ndërmjetësues i Ramës si artist-politikan, ka shërbyer për të mbytur abuzimet e pushtetit nga qeveria shqiptare, duke përmendur ndër të tjera shtypjen e fjalës së lirë, që gjithashtu është ngritur si shqetësim nga organizata mbikëqyrëse siç janë Reporterët pa Kufij.
Artisti gjerman Wolfgang Staehle dhe Elidor Mëhilli, profesor i asociuar në Universitetin e Qytetit të New York (CUNY), janë ndër 36 nënshkruesit e letrës deri më tani.
Van Gerven Oei tha për Hyperallergic se shumë zëra të artit me të cilët u afruan, hezituan të nënshkruanin letrën nga frika e ndëshkimit, pasi ata ose familjarët e tyre janë të punësuar nga shteti shqiptar.
Rritja e profilit të Edi Ramës si një artist praktikues në skenën e artit ndërkombëtar, i ndihmuar nga një grup i përzgjedhur artistësh, kuratorësh dhe koleksionistësh, në vend që të tërhiqte më shumë vëmendjen ndaj politikës së tij, paradoksalisht ka eklipsuar plotësisht atë.
Autorët vazhdojnë kritikojnë politikat e Ramës, veçanërisht vendimin e kryeministrit për prishjen e monumenteve të kulturës në Tiranë, për tu hapur rrugë projekteve të debatuara e ndërtimit, të sponsorizuara nga qeveria.
“…”Vlerat” dhe ”ngjyrat” e punës së Edi Ramës si artist, fjalimet dhe intervistat e tij në skenën ndërkombëtare të artit dhe makineria promovuese që rrethon karrierën e tij ndryshojnë si dita me natën nga politikat që regjimi i tij po zbaton në Shqipëri,” shkruajnë artistët.
Gashi dhe van Gerven Oei argumentojnë më tej se është koha që “të shohim përtej pikturës së gjithëpranishme të fasadave të Edi Ramës dhe të drejtojmë vëmendjen tonë tek politikat e tij aktuale, në veçanti në kontekstin e përgjigjes së qeverisë së tij ndaj pandemisë globale të shkaktuar prej Covid-19.”
Në një bisedë telefonike me Hyperallergic, ata vunë në dukje se prishja e teatrit, e cila kishte qenë në plan të qeverisë për vite me radhë, më në fund ndodhi ndërsa vendi ishte në mbyllje për shkak të pandemisë, në fundjavën e fundit kur këto masa shtrënguese ishin në fuqi.
Gjatë mandateve të Ramës si kryetar i bashkisë, thotë Gashi, Tirana pa një bum në ndërtim shoqëruar me shndërrimin e blloqeve të apartamenteve të lira në rrokaqiej të kushtueshëm, të papërballueshëm për shumicën, përveç “një komuniteti të vogël oligarkie në vend”.
Sipas letrës, një pjesë e madhe e tokës publike në të cilën qëndronte Teatri Kombëtar, do të përdoret për ndërtesa private dhe qendra tregtare.
“Sigurisht që politikat e tij neoliberale dhe privatizimet e shfrenuara janë ndër arsyet kryesore pse ai e ka ndjekur me kokëfortësi këtë projekt,” i tha Gashi portalit Hyperallergic kur u pyet për motivimet e kryeministrit. “Por unë mendoj se ka edhe një element të Ramës që dëshiron të lërë një shenjë në qytet. Nëse doni të lini një shenjë në një vend, çfarë mënyrë më të mirë për ta bërë atë sesa dizajni urban i qytetit? “
Eriola Pira, një historiane dhe kritike e artit, e cila ka ndjekur nga afër dhe ka shkruar për ndërhyrjet e Ramës në Tiranë që nga viti 2003, beson se prishja e Teatrit Kombëtar është vetëm një shembull i qartë në rekordin e gjatë të Ramës për artin bashkëpjesëmarrës dhe “premtimin bosh të progresit të vendit”, i cili i shërben eksluzivisht interesave të kompanive private.
“Në kundërshtim me sigurimet e Ramës – dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj – për miqtë e tyre ndërkombëtarë, prishja e Teatrit kurrë nuk kishte të bënte me ndërtimin e një teatri të ri dhe më të mirë për aktorët, nga Bjarke Ingels, një figurë shumë e dashur e teknokratëve në të gjithë botën, teatër të cilin ata mund të kishin ndërtuar kudo në qytet, por për hapjen e rrugës për ngritjen e ndërtesave të larta që do të ndërtoheshin përkrah tij, në një prej pronave publike të kryeqytetit. Ky kapërcim i kompetencave të pushtetit pa dyshim që do të pasohet nga prishje të mëtejshme ose rizhvillim i ndërtesave historike në qendër të qytetit, mes tyre Galeria Kombëtare e Artit, “tha Pira për Hyperallergic.
Gashi thotë se letra do të vazhdojë të qarkullojë në javët në vazhdim, dhe ata shpresojnë se ajo do të marrë një mbështetje më të gjerë nga komuniteti ndërkombëtar i artistëve.
“Kur flet për Ramën si një “politikan artist”, duhet të njohësh mirë politikat e tij,” tha van Gerven Oei. “Diskutimi për Ramën ka qenë tërësisht i njëanshëm, i predikuar ndërkombëtarisht për një punë të vetme që bëri me artistë të tjerë në fillim të viteve 2000. Ka ardhur moment të rivlerësojmë marrëdhëniet midis artit dhe politikës në punën e tij.”
Nënshkruesit e letrës:
Jonida Gashi, teoriciene kulturore, akademike dhe bashkëthemeluese e Debatik Center, Tiranë
Vincent W.J. van Gerven Oei, gazetar dhe botues, Hagë / Tiranë / Santa Barbara
Armando Lulaj, artist dhe kineast, bashkëthemelues i Qendrës Debatik të Artit Bashkëkohor, Tiranë
Adela Halo, analiste e politikave publike dhe eksperte anti-korrupsion, studiuese në historinë e ideve të shekullit 18 në Queen Mary’s, London
Elvis Hoxhaj, aktivist për të drejtat e njeriut, Hagë / Tiranë
Raino Isto, redaktor, ARTMargins Online
Dritan Hyska, artist, Tiranë / Berlin
Alketa Ramaj, artiste, Tiranë
Ergin Zaloshnja, artist dhe themelues i SPUTNIK, Tiranë
Pleurad Xhafa, artist dhe bashkëthemelues i Qendrës Debatik të Artit Bashkëkohor, Tiranë
Wendy Morava, skenariste dhe redaktuese, Tiranë
Xheni Karaj, aktiviste LGBT dhe drejtuese e Aleanca LGBT, Tiranë
Eriola Pira, kuratore, Vera List Center for Art and Politics, The New School, New York
Sonila Meço, producente, gazetare dhe moderatore TV, Tiranë
Adi Krasta, producent, gazetar dhe moderator TV, Tiranë / Prishtinë
Wolfgang Staehle, artist, New York
Katerina Kolozova, Drejtore e Institutit të Shkencave Sociale dhe Shkencave Humane Shkup, Profesoreshë e Filozofisë, Epistemologjisë dhe Studimeve Gjinore, Shkup
Elvira Dones, noveliste dhe kineaste, Zvicër
Vasco Dones, gazetar, Zvicër
Marco Mazzi, fotograf dhe piktor, Firence
Neritan Sejamini, kryeredaktor, Exit Albania, Tiranë
Elidor Mëhilli, Profesor i Asociuar, Universiteti i Qytetit të New York, New York
Silvana Toska, Asistent Profesor, Kolegji Davidson, Karolina Veriore
Adrian Paci, artist, drejtor i Art House, Shkodër / Milano
Eni Derhemi, artist, historian i artit dhe studiues në artin shqiptar pas-diktaturës, Bologna / Tiranë
Alice Elizabeth Taylor, gazetare dhe aktiviste për lirinë e mediave, Tiranë
Vjosa Musliu, studiuese pasdoktorale, Universiteti i Lirë i Brukselit, Belgjikë
Barbara Halla, ndihmëse redaktuese, Asymptote Journal, Tiranë / Paris
Fatos Lubonja, shkrimtar dhe gazetar, Tiranë
Diana Malaj, shkrimtare dhe bashkëthemeluese e grupit aktivist ATA, Kamëz
Vasilika Laçi, aktiviste dhe feministe për të drejtat civile, Tiranë
Lori Lako, artist vizual, Firence / Tirana
Besar Likmeta, redaktor, BIRN Albania
Gjergji Erebara, gazetar, BIRN Albania
Hana Qena, artiste dhe bashkëthemeluese e HAVEIT, Tiranë
Alketa Sylaj, artiste dhe bashkëthemeluese e HAVEIT, Prishtinë
Arbëror Sylaj, artist dhe bashkëthemelues i HAVEIT, Prishtinë
Sofia Kalo, antropologe dhe studiuese, Cikago
Organizata Terre des Hommes, ka realizuar një studim mbi situatën ekonomike të shkaktuar prej pandemisë së COVID-19 në 8 qytete të vendit, duke nxjerr në pah një situatë tejet shqetësuese.
Sipas studimit, në të cilin morën pjesë 779 persona nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Fieri, Shkodra, Kukësi dhe Lezha, 4 në 5 persona rezultojnë të papunë.
53.6% e të anketuarve janë fëmijë dhe të rinj dhe 46.4% mbi 25 vjeç. Nga të dhënat vihet re se shqetësimet kryesore të shtuara nga COVID-19 lidhen kryesisht me gjendjen ekonomike për 96% të personave të pyetur; edukimin e fëmijëve për 94% të të pyeturve; frikën se masat shtrënguese do të zgjasin për 93% dhe rrezikun se ata apo të afërmit mund të preken/humbasin jetën nga COVID-19 për 89% të personave të pyetur.
80% e të anketuearve janë të papunë dhe se 22% prej tyre e kanë humbur punën për shkak të pandemisë.
Vetëm 2 nga 10 të anketuar deklarojnë se vazhdojnë të kenë të ardhura të rregullta mujore.
Nga ana tjetër, mungesa e të ardhurave dhe pamundësia për të siguruar produktet e domosdoshme ushqimore për familjen, ka sjellë sfida psikologjike për 96% të personave të pyetur.
Arsimi i fëmijëve është kthyer gjithashtu në një nga shqetësimet kryesore për prindërit. Sipas Alketa Lasku, Drejtore Kombëtare e Terre des hommes në Shqipëri, fëmijët në nevojë po hasin vështirësi të theksuara në ndjekjen e mësimeve online.
Nga anketa rezulton se 488 të pyetur, mësimi online është një nga arsyet kryesore për përdorimin e internetit gjatë kësaj periudhe.
Sa i përket besimit tek institucionet përgjegjëse lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë (përveç organizatave jo-qeveritare), besimin më të lartë e kanë institucionet shëndetësore dhe Policia e Shtetit, ndërkohë, shkallë më të ulët të besimit kanë Sistemi i Shërbimit Social dhe Ndihmës Ekonomike që pasohet nga administrata lokale dhe më pas nga Parlamenti/ Qeveria shqiptare.
Bazuar në gjetjet e këtij vlerësimi, Terre des hommes në Shqipëri rekomandon:
Pandemia e COVID-19 është duke shkaktuar një efekt të shpejtë në lirinë e mediave në Bashkimin Europian, sipas një hulumtimi të ri të botuar sot nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).
Artikulli mbi Shkeljet e Lirisë së Mediave në BE nën COVID-19, tregon se si në një hapësirë të shkurtër kohe, disa shtete kanë zbatuar ligje dhe kufizime që sfidojnë aftësinë e gazetarëve për të informuar publikun dhe për t’i mbajtur ata të informuar mbi llogaridhënien e figurave dhe institucioneve publike. Hulumtimi, i cili përfshin si vendet anëtare të BE-së, ashtu dhe vendet kandidate, nxjerr në pah katër tema të gjera:
Analizat tregojnë se shumë prej shkeljeve më serioze janë në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku disa qeveri kanë një rekord të dobët në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe rrezikojnë të përdorin pandeminë dhe gjendjen e emergjencës për të forcuar kontrollin e tyre mbi rrjedhën e informacionit.
Siç pritej, shkeljet më të rënda kanë ndodhur në shtetet ku tashmë prej disa kohësh janë duke u zhvilluar goditjet ndaj lirisë së shtypit, të tilla si Hungaria, Serbia dhe Turqia. Sidoqoftë, shtete të tjera kanë parë edhe kufizime për gazetarët, qoftë përmes kufizimit të qasjes në informacion apo rritjes së sulmeve verbale e fizike ndaj tyre.
Të dhënat e studimit u ndanë sot me mediat nga Věra Jourová, Zëvëndës-kryetare e Komisionit Evropian për vlerat dhe transparencën.
Shtetet e Bashkimit Europian
Hungari
Më 30 Mars, parlamenti hungarez miratoi legjislacionin për dhënien e kompetencave të zgjeruara Kryeministrit Viktor Orbán duke përfshirë kompetencat e reja për të sunduar pafundësisht me dekret.
Ligji i ri penalizon gjithashtu përhapjen e informacionit “të rremë” ose “të shtrembëruar” që minon luftën e autoriteteve kundër COVID-19 me gjobë dhe deri në pesë vjet burg. Ligji u kritikua ashpër nga grupet e lirisë së shtypit, të cilët thanë se ai paraqet një hap drejt kontrollit të plotë të informacionit dhe shtypjes së mëtejshme të lirisë së shtypit në vend.
Bullgari
Në Bullgari, qeveria përdori dekretin e gjendjes së jashtëzakonshme për të propozuar ndryshimin e kodit penal dhe sanksionimin e dënimeve me burg për përhapjen e atyre që konsiderohen “lajme të rreme” me një deri në tre vjet burg ose gjobë deri në 5000€.
Pas vetos nga Presidenti mbi ndryshimet e propozuara, një projekt-ligj tjetër u paraqit në parlament nga një parti në koalicionin qeverisës më 19 prill, i cili nëse miratohej, do t’u jepte autoriteteve autorizime më të mëdha për të pezulluar faqet e internetit për shpërndarjen e “dezinformatave” dhe zgjerimin e fushëveprimi të ligjit shumë përtej krizës së tanishme shëndetësore.
Qeveria gjithashtu dyfishoi sasinë e kohës që u nevojitet organeve publike që t’u përgjigjen kërkesave për marrjen e informacionit publik nga 30 në 60 ditë.
Forcave policore u është dhënë autoriteti për të aksesuar të dhënat celulare pa autorizim paraprak gjyqësor, duke ngritur shqetësime për privatësinë dhe mbikëqyrjen.
Rumani
Më 16 mars, presidenti i Rumanisë nënshkroi një dekret urgjent, i cili, midis masave të tjera, u jep autoriteteve të medias autorizimin për të hequr raportet ose të mbyllin faqet e internetit që përhapin “lajme të rreme” për virusin, pa asnjë mundësi për të apeluar.
Njëjtë si në Bullgari, gjithashtu u dyfishua sasia e kohës për t’iu përgjigjur kërkesave të për informacion nga 30 në 60 ditë. Që atëherë, media ka raportuar se institucionet vendore kanë refuzuar të japin informacion.
Incidente janë raportuar dhe në Spanjë, Itali, Gjermani, Slloveni dhe Kroaci, por në përmasa më të moderuara.
Në këtë publikim paraqiten të dhëna dhe për vendet kandidate, ku Turqia paraqet problemet më të shumta me sulme ndaj gazetarëve dhe sulme të autoriteteve ndaj mendiave të shumta në vend.
Shqipëri
Më 23 Mars, Kryeministri shqiptar u dërgoi qytetarëve një mesazh ndërhyrës me zë përmes kompanisë celulare Vodafone, duke këshilluar njerëzit të lanin duart kundër koronavirusit dhe “të mbrohen nga media”.
Më 23 Mars, gazetari i Ora News Elio Laze, u kërcënua në mënyrë agresive nga një punëtor i ndërmarrjes private të ndërtimit për xhirimin “në shkelje të shtetrrethimit të vendit”.
Serbia
Në Serbi, qeveria fillimisht firmosi një dekret që penalizonte institucionet vendore të lëshonin informacione në media për shpërthimin e koronavirusit që nuk ishte “i autorizuar” nga autoritetet në Beograd. Direktiva, e cila u tërhoq më vonë, ishte pjesërisht përgjegjëse për arrestimin më 1 prill të gazetares serbe Ana Lalić të portalit të lajmeve në internet Nova.rs, i cili shkroi për kushtet e stafit që merreshin me COVID-19 në një spital të qytetit.
Që nga lirimi i saj, Lalic ka marrë disa kërcënime serioze, thirrje për ndjekje penale nga mediat pro-qeveritare dhe është vendosur në qendër të një fushatë njollosjeje në internet duke e quajtur atë një armik të shtetit.
Më 26 mars, një ekuipazh televiziv i stacionit KTV u arrestua gjithashtu pasi dyshohet se nuk ju nënshtrua dezinfektimit të detyrueshëm, ndërsa po përpiqeshin të hynin në një ndërtesë administrative për të kryer një intervistë.
Gazetarëve gjithashtu iu është ndaluar të marrin pjesë në konferencat ditore të vendit të lidhura me COVID-19 nga qeveria.
Media ka mundësi të paraqesë pyetje vetëm përmes postës elektronike, pa asnjë pyetje vijuese të lejuar.
Gazetarë të tjerë kanë kritikuar mungesën e qasjes në informacione nga ministrat dhe zyrtarët e shëndetësisë. Afatet e të drejtës së informimit janë pezulluar gjithashtu gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Gjatë krizës së vazhdueshme shëndetësore COVID-19, nevoja për rrjedhjen e lirë të lajmeve të pavarura është më thelbësore se kurrë. Media e pavarur po luan një rol kryesor në qasjen e qytetarëve në lajme të besueshme, të sakta dhe të përditësuara në lidhje me pandeminë.”, shkruhet në gjetjet e publikimit të IPI.
Për më tepër, në një periudhë kur të drejtat themelore të qytetarëve janë duke u pezulluar, gazetarët po veprojnë gjithashtu si një mbikëqyrës kyç në ruajtjen e një kontrolli publik dhe debatit për efektivitetin dhe përshtatshmërinë e masave qeveritare.
Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë, disa qeveri kanë përfituar nga legjislacioni i emergjencës së koronavirusit për të shtyrë kufizimet që përkeqësojnë më tej lirinë e shtypit. Ndërsa disa nga këto masa kanë kërcënuar lirinë e shtypit pa qëllim, të tjerët janë zbatuar me vetëdije.
Po kështu, ndërkohë që disa frenime mbi të drejtat themelore mund të jenë të nevojshme për të luftuar pandeminë, ato që kufizojnë lirinë e mediave janë të tepërt. .
Nëse institucionet evropiane nuk tërhiqen kundër këtyre kërcënimeve të qëllimshme, liria e mediave në Europë mund të dalë shumë më e dëmtuar nga pandemia e COVID-19 se sa ishte në fillim të saj.
Burimi: International Press Institute (IPI)
Burimi i fotos: IPI
Reporterë pa Kufij publikuan së fundmi indeksin vjetor të lirisë së shtypit në botë.
Renditja e Shqipërisë duket të jetë përkeqësuar për të dytin vit rradhazi. Në raportin e vitir 2019, vendi ynë renditej i 82-ti, ndërsa në raportin e sivjetshëm duket se gjendja e lirisë së shtypit dhe informacionit ka shënuar sërish përkeqësim, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 84-ët në botë.
Sipas Reporterëve pa Kufij, prezantimi i ndryshimeve ligjore në ligjin e medias nga ana e qeverisë shqiptare, pjesë e paketës së ashtuquajtur anti-shpifje, përbën kërcënim për kontrollikin e medias nga autoritetet, në emër të parandalimit të lajmeve të rreme.
Ligjet e propozuara u kundërshtuan nga organizata të medias në Shqipëri dhe në Europë, madje pati reagime dhe nga Komisioni Evropian dhe nga deputetë të Parlamentit Europian.
Për momentin, ndryshimet ligjore janë ende të pamiratuara plotësisht, në pritje të një vendimi të Komisionit të Venecias, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dërgoi propozimet ligjore për shqyrtim.
Në raport, vëmendje i kushtohet dhe situatës së krijuar gjatë tërmetit, kur një gazetar u burgos për përhapjen e lajmeve të rreme dhe media kritike u mbyllën nga autoritetet.
Në fillim të epidemisë së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarë të mbroheshin, ndër të tjera dhe nga media.”, shkruhet në raport.
Ndërkohë që gjuha fyese ndaj mediave ka qenë prezente përgjatë gjithë vitit nga përfaqësues së politikës dhe qeverisë.
Shqipëria së bashku me disa shtete europiane, njoftuan këtë javë nisjen e lehtësimit të disa masave kundër koronavirusit dhe hapjen e disa bizneseve dhe shërbimeve të konsideruara të parrezikshme për përhapjen e virusit.
Sot në Gjermani do të lejohen të hapen dyqane të vogla dhe shkollat do të rifillojnë për ato klasa që kanë provime të diplomimit. Hapja e të gjithë shkollave dhe rikthimi i nxënësve pritet në fillim të majit. Autoritete gjermane deklaruan se përmes projeksioneve dhe të dhënave aktuale, përhapja e infeksionit është në kontroll, duke bërë thirrje për respektimin e masave të sigurisë për aq kohë sa ende nuk ka një kurë apo vaksinë mbi virusin.
Polonia gjithashtu do të rihapë parqet dhe zonat rekreative që janë të vizitueshme. Shkollat do të hapen dhe në Danimarkë dhe Norvegji, ndërsa Austria njoftoi që javën e kaluar hapjen e bizneseve të konsideruara si me rrezik të ulët.
Spanja dhe Franca, kanë vendosur që të lehtësojne masat më vonë, duke shtyrë kufizimet edhe për disa javë të tjera, ndërkohë në Spanjë, Kryeministri i vendit njoftoi se fëmijëve do t’u lejohet në orare të caktuara të dalin në natyrë.
Në vendin tonë bizneset që do të lejohen të rifillojnë aktivitetin e tyre, do të duhet të pajisen me leje përmes E-Albania, e cila do të afishohet në ambjentet e biznesit dhe duhet të shoqërohet me marrjen e masave për zbatimin e protokollit të sigurisë.
Nga sot lëvizja do të lejohet nga ora 05:00 deri 17:30. Këmbësorët duhet të pajisen me Leje për daje përmes e-Albania, nëse duan të dalin për blerje.
Në këtë orar lejohen aktivitetet e bizneseve që janë pjesë e listës. Leja për të lëvizur me makinë për në punë, do të bëhet përmes e-Albania në bazë javore. Lëvizja me makinë do të lejohet në dy fashat e orarit 05:00-8:00 dhe 16:00-17:30.
Informacionin e plotë mund ta gjeni në: https://e-albania.al/
Presidentja e Komisionit Europian i ka dërguar një kerkese “falje të përzemërt” për lënien e Italisë në baltë gjatë nisjes së epidemisë së konavirusit.
“Po, është e vërtetë që askush nuk ishte me të vërtetë gati për këtë,” – deklaroi Ursula von der Leyen të enjten në mëngjes.
“Eshtë gjithashtu e vërtetë që shumë nuk ishin atje në kohën kur Italisë i duhej ndihmë që në fillim. Dhe për këtë, është e drejtë që Europa si e tërë të kërkojë falje”.
Von der Leyen deklaroi gjithashtu se “Europa tani është bërë zemra e solidaritetit në botë”, duke treguar përpjekjet e përbashkëta të bëra nga institucionet e BE dhe vendet anëtare për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, ofrimin e shtretërve spitalorë si dhe vendosjen e marrëveshjeve për financimin e rimëkëmbjes.
Deklarata u bë gjatë seancës së sotme plenare të Parlamentit Europian, e cila ishte seanca e dytë speciale që prej marrjes së masava parandaluese kundër Covid-19, me distancë sociale dhe një numër të kufizuar të politikanëve të pranishëm në sallë. Deputetët e tjerë ishin duke ndjekur punimet përmes internetit.
Në kohën kur Italia ka luftuar shpërthimin e virusit në fillim të muajit mars, Franca dhe Gjermania patën vënë kufizime në eksportin e maskave për fytyrë, pavarësisht paralajmërimeve nga Komisioni Evropian se veprime të tilla mund të dëmtojnë përgjigjen kolektive ndaj sëmundjes Covid-19.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Itali kanë vdekur më shumë se 21,000 persona, njëherësh më së shumti në gjithë Evropën.
As I look around our Union – and I see all that humanity and that ingenuity – I know that we can and we will do just that. pic.twitter.com/9E1ESAStyL
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 16, 2020
Shtetet evropiane kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e qarkullimit dhe veprimtarive tregtare edhe kur numri i vdekjeve globale nga koronavirusi vdekjeprurës po afrohet në 130,000 njerëz, me gati dy milion të infektuar.
Italia njoftoi se do të lejojë që disa dyqane të rihapen – përfshirë dyqanet e librave dhe dyqanet furnizuese, në një përpjekje për ta bërë jetën më të lehtë për miliona italianë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Spanja këtë javë gjithashtu lejoi kthimin në punë të njerëzve në disa industri ‘thelbësore’.
Ndërkohë, qeveria Ceke ka zbuluar një plan për të lehtësuar gradualisht kufizimet e vendosura për të përmbajtur pandeminë. Plani parashikohet në pesë etapa dhe do të shkojë përpara vetëm nëse shpërthimi mbahet nën kontroll dhe rregullat për distancimin shoqëror dhe mbajtja e detyrueshme e maskave të fytyrës respektohet në vend.
Austria gjithashtu njoftoi lehtësimin e masave, ndërsa Danimarka, e cila ishte një nga vendet e para evropiane që mbylli kufijtë e saj dhe bllokoi popullsinë e saj për të lëvizur brenda dhe jashtë vendit, do të rihapë shkollat dhe qendra të tjera të kujdesit ditor. Vendimi vjen pasi Komisioni Evropian pritet të zbulojë hartën e tij për heqjen e masave të kontrollit në të gjithë bllokun e shteteve anëtare.
Por edhe pse disa vende po fillojnë të lehtësojnë kufizimin e udhëtimit dhe lëvizjes, shkencëtarët kanë paralajmëruar se distancimi shoqëror mund të duhet të mbahet deri në vitin 2022 për të shmangur rishfaqjen e COVID-19. Në një punim të botuar më 14 prill në revistën Science, ata paralajmërojnë se në mungesë të një vaksine për koronavirus, kërkimet për të cilën mund të zgjasin për një vit, rreziku është që rastet me koronavirus të mund rriten përsëri.
Shtetet e Bashkuara
Diku tjetër në botë, Presidenti Donald Trump tha që ai do ndërpresë pagesat e ShBA-së për Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë pandemisë së koronavirusit, duke akuzuar organizatën se nuk arriti të bëjë q sa duhet për të ndaluar përhapjen e virusit kur u shfaq për herë të parë në Kinë.
Trump, i cili kishte deklaruar qëllimet e tij javën e kaluar, pretendoi se shpërthimi mund të ishte përmbajtur në burimin e tij dhe se jetët mund të ishin shpëtuar nëse agjensia shëndetësore do të kishte bërë një punë më të mirë duke hetuar raportet e hershme që vinin nga Kina.
Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga organizata me bazë në Gjenevë mbi njoftimin e Trump. Por kur u pyet nga Euronews për ulje të mundshme të fondeve të SHBA, zëdhënësja i OBSH Margaret Harris u përgjigj, “Pavarësisht nga çdo çështje, puna jonë do të vazhdojë.”
Burimi: Euronews
Qendra T’REJA në bashkëpunim me Qendrën për Advokim Social, Lëvizjen Rinore Egjiptiane dhe Rome dhe Qendrën për Aksion Komunitar ka ndërmarrë disa hapa për të nxitur qeverinë qendrore dhe atë lokale të marrë masa konkrete për disa problematika që prekin komunitetet rome dhe egjiptiane në vend, gjatë situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19.
Aktivitët dhe organizata kërkojnë:
Përmes këtyre peticioneve online, organizatat vlerësojmë masat e marra dhe vendimet e miratuara gjatë muajit Mars për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset e prekura për shkak të Covid-19, por, konstatojnë se VKM-të e miratuara nuk kanë parashikuar si subjekte përfituese, familje/individë që janë të angazhuar me punë informale si edhe familje të cilat nuk trajtohen nga skemat e mbrojtjes sociale.
Gjithashtu ato kërkojnë ndihmë ekonomike nga paketa financiare për:
1) Profesionistët e vetëpunësuar informal (hidraulikë, elektriçistë, bojaxhinjë, muratorë, saldatorë etj)
2) Individë që punojnë në punë informale si riciklimi, shitja e rrobave të përdorura etj
3) Shitës ambulantë
“Kërkojmë që kjo paketë në mënyrë që të shërbejë vërtetë për rimëkëmbjen ekonomike të këtyre kategorive shoqërore duhet të përfshijë kërkesat e mëposhtme: formalizimin e punës informale; mbështetjen përmes granteve të drejtpërdrejta; mbështetjen përmes ndihmës financiare dhe aftësimit për riorientimin e profilit të punës në përputhje me tregun e punës post-Covid.”, shkruhet në tekstin e peticionit.
Për të mbështetur nismën e ndërmarrë, gjeni linkun e peticionit në titujt e mësipërm.
Deadline April 30, 2020.
!!!Considering the situation caused by the COVID-19 Pandemic, we are open to innovative and new approaches!!!
Open Call announcement for Albanian civil society organisations for service provision to the LGBT community and awareness raising in Shkodra, Vlora, Pogradec and Durres.
IREX Europe, Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT and Pro LGBT have the pleasure to announce an open call for sub-grants aiming at the improvement of the lives of the LGBT community in Albania by improving their access to services and support mechanisms – specifically for the LGBT community outside of Tirana.
This call is only eligible for Albanian civil society organisations based and working in the Regions of Shkodra, Vlora, Pogradec and Durres.
This open call for sub-grants is announced under the project “Promoting Rights, Inclusiveness, Dignity and Equality for LGBT in Albania project – PRIDE for LGBT in Albania II, also known as PRIDE II.
It is implemented by IREX Europe, Aleanca LGBT and Pro LGBT and funded by the European Union.
PRIDE II aims to strengthen the role of grassroots civil society organisations’ in promoting the acceptance, inclusion and protection of the LGBT minority in rural and urban Albania, with a particular focus on protecting at-risk marginalized youth LGBTs, and promoting respect for the fundamental rights of the LGBT community.
Please find attached below the full description of the call in two different LOTs and the Application Form. We encourage all CSO’s, willing to develop their skills to support and provide services to local LGBT communities, and/ or raise awareness about LGBT related issues to apply.
The sub-grantees will also be joining a network of LGBT and LGBT-friendly stakeholders at the national and international level and participate in a nationwide advocacy campaign.
Application form:
Applications must be submitted in English.
Në Shqipëri, të miturit shlyejnë dënimet në IEVP Kavajë, ku aktualisht ndodhen 24 të mitur, tre prej të cilëve vuajnë dënim të formës së prerë dhe 21 janë në paraburgim.
Me anë të një deklarate publike, organizata Terre des Hommes, për shkak të pandemisë së COVID-19, u bën thirrje autoriteteve në vende të ndryshme të botës për lirimin e të miturve të privuar nga liria.
“Ndërsa fëmijët në përgjithësi nuk janë një demografi që është më e ndjeshme ndaj formave më të rënda të infeksionit COVID-19, ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar autoritetet se fëmijët me shëndet të dobët do të goditen më shumë nga COVID-19 sesa të tjerët.
Hulumtimet e fundit sugjerojnë që fëmijët të privuar nga liria ka të ngjarë të mbajnë një barrë më të lartë të shëndetit të keq. Është një fakt i njohur prej kohësh se objektet e paraburgimit, të cilat shpesh janë të mbipopulluara dhe të pajisura me infrastrukturë të dobët shëndetësore dhe sanitare, paraqesin rreziqe të shumta për shëndetin e të miturve.
Disa studime kanë raportuar nivele të larta të sëmundjeve ngjitëse në ambientet e paraburgimit. Fëmijët në ambiente të tilla shpesh tregojnë një përhapje të sëmundjeve si astma, tuberkulozi dhe HIV. Për më tepër, fëmijët që janë të privuar nga liria kanë më shumë të ngjarë të përdorin substanca të tilla si alkooli, duhani dhe droga të paligjshme, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e tyre fizik dhe mendor.” shkruhet në deklaratën e TDH.
Ata bëjnë thirrje për t’i kushtuar urgjentisht vëmendje zbatimit të masave për të siguruar riintegrimin e sigurt të fëmijëve në familjet dhe në komunitetet e tyre.
Gjithashtu për të përshpejtuar lirimit të fëmijëve nga paraburgimi duke u dhënë përparësi atyre që janë në pritje të gjykimit ose dënimeve për krime të vogla, atyre që janë afër përfundimit të dënimeve të tyre dhe atyre me kushte mjekësore.
“Fëmijët afër përfundimit të dënimit duhet të përfitojnë nga lirimi i parakohshëm përmes amnistisë. Masat për privimin e fëmijëve nga liria duhet të shndërrohen në masa jo-kujdestare dhe të bazuara në komunitet. Kushtet e lëshimit duhet të përbëjnë mbështetje të specializuar për të mundësuar riintegrimin e sigurt të fëmijëve në mjediset e tyre familjare dhe komunitare.”
Njoftimin e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni në linkun në vijim:
Accelerate release of children from detention; Protect children from COVID-19
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se numri i të infektuarve me koronavirus, globalisht do të arrijë në një milion brenda këtyre ditëve.
Në disa vende ka shqetësime në rritje për furnizimin me pajisje mbrojtëse për punonjësit e mjekësisë.
OBSH do të diskutojë nëse duhet të ndryshojë këshillat e saj dhe të promovojë përdorimin më të gjerë të maskave të fytyrës, ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë botën ka tejkaluar 45,000 viktima.
Komentet nga OBSH erdhën ndërsa numri i vdekjeve në Spanjë arriti në 9,000 të mërkurën. 864 njerëz të tjerë vdiqën në vend në 24 orëshin e fundit, një tjetër rekord për vendin më të prekur në botë pas Italisë.
Të paktën një milion njerëz kanë humbur punën e tyre gjatë dy javëve të fundit në Evropë sipas të dhënave më të fundit nga Konfederata e Sindikatave Evropiane (ETUC).
Shifra befasuese vjen nga raportet e paraqitura nga sindikatat në të gjithë Evropën, dhe përfshin vetëm punonjës kontraktues që kanë aplikuar për përfitime të papunësisë.
Numri i vërtetë – përfshirë ato pa kontrata dhe freelancer mund të jetë shumë më i lartë.
Javën e kaluar Organizata Ndërkombëtare e Punës raportoi se humbjet e mundshme të vendeve të punës mund të arrijnë në 36 milion në javët në vijim.
Por lajme më optimiste vinë nga Italia, me shifrat e fundit të publikuara të mërkurën që sugjerojnë se përhapja e virusit mund të jetë duke u ngadalësuar. Numri i vdekjeve u rrit me 727, që është 100 më pak se një ditë më parë. Më shumë se 13,000 tani kanë vdekur në Itali nga COVID-19.
Më shumë pacientë po shërohen gjithashtu. Shifrat tregojnë se 22.647 njerëz në Spanjë janë shëruar, rreth 20% e numrit të përgjithshëm të rasteve.
Përsa i përket vendit tonë, gjithashtu numri i rasteve të shëruara e kalon me disa fish numrin e vdekjeve të shkaktuara prej COVID-19.
Aktualisht nga 259 raste të konfirmuara gjithsej, vetëm 177 mbeten aktive. Numri i të vdekurve deri më datë 1 prill ka arritur 15 individë, ndërsa ka 67 persona të shëruar.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Qëndroni në shtëpi
Respektoni rregullat e distancimit social.
Respektoni rregullat e higjenës.
Në një mesazh nga spitali infektiv, i cili prej javësh tashmë po trajton shumicën e rasteve të qytetarëve të prekur me COVID-19, drejtuesja e këtij shërbimi, doktoresha Najada Çomo ka shpërndarë një mesazh drejtuar qytetarëve.
Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës.
Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv.
Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar.
Në vijim mesazhi i plotë:
Për të ndihmuar punonjësit shëndetësorë, që janë në ballë të frontit me COVID-19 në Kosovë e Shqipëri, Prof. Dr. Shaban Buza, profesor në Universitetin e Prishtinës, mori nismën për prodhimin e një prototipi të pajisjes të emërtuar “Faceshield Mask – Second Line Protection for Hospitals” (Maska mbrojtëse e fytyrës – mbrojtja e linjës së dytë për spitale).
Prototipi prodhohet në printer 3D, bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit të Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetit Politeknik të Valencias nga Spanja.
Janë krijuar dy ekipe për këtë nismë humanitare: një në Kosovë i udhëhequr nga Shaban Buza dhe i dyti në Shqipëri i udhëhequr nga Dea Buza. Të dyja ekipet kanë prodhuar prototipin e pajisjes, dhe janë vendosur kontaktet me institucionet për të adresuar nevojat.
Gjatë javës së shkuar, biznese të ndryshme të cilat zotërojnë printera 3D ju bashkuan nismës, ndërsa dje organizatorët njoftuan se brenda 48 orësh, prej donacioneve qytetare u mblodhën 2400 Euro, të nevojshme për blerjen e materialeve të nevojshme dhe printerave 3d, të cilat në përfundim të krizës do t’i dhurohen Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.
Pas kontakteve të organizatorëve me dr. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, kërkesa fillestare për maska është 500 në Tiranë. Më pas kërkesa kanë ardhur dhe nga mjekët dhe drejtoria e Spitalit Shkodër për 200 maska të tjera.
“Aktualisht, kemi ne një printer në punë, i cili me 18 orë punë/ditë mund të prodhojë 16 Maska. Pra për të arritur plotësimin e kërkesës fillestare do të duheshin 45 ditë. Nëse kemi 2 printera, atëherë koha përgjysmohet, e nëse bëhen tre printera mund të përshpejtohet jashtë-zakonisht shumë puna dhe mbështetja për mjekët. Qëllimi ynë është që të arrijmë të prodhojmë të paktën 1000 maska brenda muajit të parë. Po mendojmë që të blejmë një printer të dytë i cili mund të kushtojë nga 600-800 Euro”, deklaron organizatorja Dea Buzi në grupin e hapur për këtë iniciativë në rrjetin social Facebook.
Mjekët dhe infermierët kanë nëvojë sot më shumë se kurdoherë për ruajtjen e shëndetit të tyre që ta ruajnë shëndetin tone. Pasi vlerësimet e para tregojnë se nevojitet një sasi e madhe e këtyre maskave, pra duhet material bazë (filament) shtesë për 3D Printer, po ashtu edhe numër shtesë i printerëve. Andaj, ftojmë të gjithë vullnetmirët që të kontaktojnë udhëheqësit e ekipeve.
Donacionet mund të bëhen përmes PayPal ose transfertave bankare. Informacionet e plota mbi donacionet dhe fushatën i gjeni në postimet e përditësuara në grupin e mëposhtëm.
Le të ndihmojmë nga shtëpia, ata të cilët e kanë të pamundur të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira!
Burimi i fotos: Dorris Manxhuka
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.