Gjermania dhe Europa festojnë sot 30-vjetorin e shëmbjes së Murit të Berlinit që i dha fund ndarjes së kontinentit, në një atmosferë mosmarrëveshjesh mes aleatëve të asaj kohe të Luftës së Ftohtë.
Shenjë e mungesës së entuziazmit për këtë Jubile, asnjë prej drejtuesve perëndimorë nuk do të jetë sot në Berlin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo la vendin dje në mbrëmje pas një vizite dyditore dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbërrijë nesër në Gjermani për një darkë me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Dy ditë para këtij përvjetori, presidenti francez bëri një deklaratë të ashpër duke e “diagnostikuar” NATO-n në “gjendje të vdekjes cerebrale”.
Macron shprehu keqardhje për mungesën e koordinimit mes SHBA-së dhe partnerëve të NATO-s dhe Turqisë, anëtare e Aleancës që ka ndërhyrë së fundi në veri të Sirisë.
Duke braktisur tonin e saj të matur, Angela Merkel, gjithmonë shumë atlantiste, theksoi se nuk ndante të njëjtin vizion “radikal” dhe “gjykim të papërshtatshëm” me Macron.
Keqkuptimeve, mes aleatëve të epokës së fundit të Luftës së Ftohtë , iu shtohet edhe një klimë e rëndë gjeopolitke ndërkombëtare.
Në Berlin, Mike Pompeo u kërkoi vendeve perëndimore të mbrojnë atë që ishte fituar me mund në vitin 1989 dhe të kenë parasysh se ne jemi në një garë vlerash me kombet jo të lira, duke i drejtuar gishtin në mënyrë të veçantë Kinës dhe Rusisë.
Pavarësisht këtij konteksti të errët, berlinezët kujtojnë sot shëmbjen e Murit të Berlinit që ka ndarë qytetin e tyre për më shumë se 28 vjet deri mbrëmjen e 9 nëntorit 1989.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mbajë një fjalim në Tempullin e Paqes, një vend i mbushur me histori, Bernauerstrasse, që ka qenë skenë e dramave gjatë ndërtimit të Murit më 13 gusht 1961.
Kancelarja, me origjinë nga Gjermania Lindore, do të shoqërohet nga presidentët e Sllovakisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë, vende që 30 vite më parë përgatitën terrenin për shëmbjen e Murit të Berlinit.
Në mbrëmje do të jetë radha e presidentit të Republikës, Frank-Walter Steinmeier, për t’iu drejtuar turmës në portën e Brandeburgut.
Në planin e brendshëm gjithashtu, Gjermania është larg për të shfaqur të njëjtin optimizëm si 30 vite më parë. Angela Merkel ka pranuar se do të duhet një gjysmë shekulli për të përfunduar ribashkimin gjerman.
Ndarja politike dhe ekonomike mes Lindjes dhe Perëndimit shumë të pasur mbetet një çështje e nxehtë, veçanërisht me suksesin e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë.
“Tendencat nacionaliste dhe proteksioniste kanë fituar terren në botë”, theksoi Merkel.
Mesazhi anti-elitar dhe anti-sistem i ekstremit të djathtë ka qëlluar në shenjë në Lindje ku shumë prej “Ossis” (emri i ish-gjermano-lindorëve) theksojnë se ndjehen të trajtuar si qytetarë të shtresës së dytë.
Shëmbja e Murit të Berlinit, mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, u realizua në mënyrë paqësore dhe imazhet e njëri-tjetrit duke u përqafuar bënë xhiron e botës.
“Një moment lumturie”, theksoi Merkel.
“Është një moment që nuk harrohet kurrë. Ishte çmenduri! Muri ishte një fortesë e paprekshme dhe krejt papritur shëmbet”, kujton Thomas Wendt, 67 vjeç, që kaloi atë natë në Berlinin Perëndimor. (Nga Yannick Pasquet) /ATSh
10 ish-ministra të Jashtëm njëzëri i bëjnë apel vendeve anëtare të BE-së të çelin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Letra është botuar sot në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Euractiv” dhe në disa medie të rajonit.
“Hapja e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbi bazën e angazhimeve të tyre, është e domosdoshme dhe për të duhet të bihet dakord në Samitin e radhës të BE-së”, thuhet në këtë letër.
Më poshtë letra e hapur:
Vatrat e trazuara dhe tensionet përreth Bashkimit Europian vazhdojnë: Siria, Iraku, Libia, Ukraina, Mesdheu Lindor. Në jug të Bashkimit Europian po formohet një hark i paqëndrueshmërisë gjeopolitike. Ne nuk duhet të lejojmë që ai të zgjerohet. Stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në Europën Juglindore lidhen drejtpërdrejt me konsolidimin e projektit europian dhe përfundimin e ribashkimit të kontinentit tonë me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces që nisi 30 vjet më parë.
Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Europian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Europian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Europën Juglindore.
Ky është një gabim strategjik që ndihmon në konsolidimin e status quo-së në Ballkanin Perëndimor dhe të inercisë së BE-së në një hartë gjeopolitike gjithnjë e më të rrëmujshme. Detyra e Bashkimit Europian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Europës Juglindore. Prandaj, procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një politikë e përgjegjshme dhe jo të konsiderohet si barrë.
Veç kësaj, kundërshtimi për të filluar bisedimet e pranimit me vendet e lartpërmendura minon autoritetin dhe besueshmërinë e BE-së. Për një rajon si Ballkani Perëndimor, që po bën çmos të forcojë sundimin e së drejtës dhe të përmirësojë standardet sociale e ekonomike, procesi i anëtarësimit në BE mbetet i pazëvendësueshëm. Sidoqoftë, më e rëndësishme për ndjeshmërinë e këtyre vendeve, të cilat e kanë hedhur spirancën e tyre te BE-ja, është impakti psikologjik i bisedimeve të pranimit dhe efektet transformuese që ato gjenerojnë. Mbi të gjitha, kjo është një çështje besimi. Që në vitin 2003, nga Samiti i Selanikut, udhëheqësit e BE-së u zotuan për anëtarësimin këtyre vendeve.
Në rrethanat aktuale, garancitë e dhëna nga BE-ja për vendet e rajonit nuk do të kenë më të njëjtën vlerë. Prandaj, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e kompromiseve, për të kapërcyer mosmarrëveshjet bilaterale dhe për të çliruar energji pozitive. Kjo është një shenjë paralajmëruese për trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, të cilat kanë besuar për një kohë të gjatë te mbështetja e BE-së. Kjo minon procesin e bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe fuqizon forcat centrifugale në Bosnjë e Hercegovinë.
Procesi i pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor është gjithashtu një proces i shtet-ndërtimit dhe për të njëjtën arsye një proces stabilizimi për të gjithë rajonin. Ai përbën një strategji kyçe për të ushtruar një ndikim politik global të BE-së. BE-ja duhet të marrë përgjegjësitë e veta duke vepruar në mënyrë strategjike. Është pikërisht koha që BE-ja të shqyrtojë me kreativitet dhe të shoh në perspektivë rolin e vet brenda mjedisit të ri ndërkombëtar, me qëllim që të veprojë në mënyrë të pavarur në këtë mjedis dhe të forcojë kapacitetet e veta të politikës së jashtme e të mbrojtjes.
Ne i bëjmë thirrje BE-së të kapërcejë ndasitë për këtë çështje. Procesi i pranimit do të vazhdojë për shumë vite gjatë të cilave do të ketë kohë të mjaftueshme që nevoja për integrim të mëtejshëm brenda radhëve të BE-së të pajtohet me nevojën për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Prandaj, hapja e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbi bazën e angazhimeve të tyre, është e domosdoshme dhe për të duhet të bihet dakord në Samitin e radhës të BE-së. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje BE-së të paraqesë instrumente të reja në Samitin e ardhshëm të Zagrebit, për të konsoliduar rrugën e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nënshkruesit:
• Igor Luksiç, ish-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
• Sigmar Gabriel, ish-zëvendëskancelar dhe ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
• Vesna Pusiç, ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë.
• Nikola Poposki, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
• Nikolaos Kotzias, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.
• Karin Kneissl, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë.
• Ioannis Kasoulides, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Qipros.
• Ditmir Bushati, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
• Kristian Vigenin, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
• Goran Svilanoviç, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Jugosllavisë.
/
Burimi: ATSH
The colors of pride landed down in Tirana once again after the last Pride Parade in May 2019. Yesterday the first lesbian march, otherwise known as Dyke March, was organized in Tirana.
Cheering all the way long for equal rights, acceptance and solidarity, lesbians from the country and the region, joined by other activists, marched from Scanderbeg Square to the streets of Tirana.
Proud, revolutionary lesbian!
This was the motto of Tirana Dyke March 2019, where the main focus was on lesbian women, transgender women and all other sexual minorities and those who still are being discriminated in Albania just because of love.
In this parade, there were participants from Kosovo, Serbia, Northern Macedonia, Serbia, Bosnia and Herzegovina, Montenegro and Turkey.
This march was contextually part of the annual conference agenda of activists from the region and Turkey, organized for the first time in Tirana by ERA – Equal Rights Association, and partner organizations in Tirana.

A short history of Dyke March
The Dyke March is a protest that was firstly organized in 1993 in Washington by a group of political activists “Lesbians Avengers” and has become an annual tradition in various cities around the world.
Anne-Christine d’Adesky, the founder of the first Dyke March, said that the main purpose of this mobilization was to increase the attention to lesbian girls and women. The word “dyke” has a discriminatory connotation which is widely used to intimidate girls and women because of their sexual orientation. That is why the community of lesbian women and girls decided to adopt this word by using it as an empowerment tool representing strength, independence, sexual freedom, and pride in themselves
The DYKE march in Tirana was organized by Aleanca LGBT, LGBTI Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey (ERA) and European Lesbian Conference (ELC).









“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. Kështu deklaroi presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të Premten, duke iu përgjigjur edhe vendimit të Francës, e cila theksoi se para se dy vendeve t’u hapen negociatat, më parë vendet e BE-së duhet të rifromatohen brenda vetë familjes.
Von der Leyen ishte duke folur pas bisedimeve në Berlin me kancelaren Angela Merkel, e cila tha se ishte “një çështje e” interesit jashtëzakonisht të rëndësishëm strategjik evropian “që të dy vendet të vazhdojnë të kenë një perspektivë të anëtarësimit”.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme për të arritur këtë. Për sa kohë që nuk është e mundur, unë do të bëj gjithçka për të zhvilluar projekte të përbashkëta që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor ngushtë me ne. Nëse ne europianët nuk i afrojmë ata me ne, atëherë këtë boshllëk do ta mbushin të tjerët, qoftë Kina apo Rusia, Turqia apo Arabia Saudite”-tha ajo.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej. Vendimi shkatërroi në mënyrë efektive shpresat e të dy vendeve për të bërë përparim të shpejtë në pranimin brenda familjes së madhe të Bashkimit Europian./ Balkanweb
Ngjyrat e krenarisë u rikthyen sot në Tiranë, në marshimin e parë të lezbikeve, të njohur ndryshe si Dyke March.
Mes brohoritjeve për të drejta të barabarta, për pranim dhe solidaritet, lezbike nga vendi dhe rajoni, si dhe aktivitë të tjerë marshuan nga sheshi Skëndërbej drejt atij Nënë Tereza.
Lesbike krenare, revolucionare!
Kjo ishte moto e Tirana Dyke March, ku vëmendja kryesore ju kushtua grave lezbike, atyre transeksuale dhe të gjithë minoriteteve të tjera seksuale dhe atyre që diskriminohen ende për shkak të dashurisë.
Në paradë, kishte pjesëmarrës nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Turqia.
Ky marshim ishte pjesë e konferencës vjetore të aktivistëve nga rajoni, organizuar për herë të parë në Tiranë nga ERA – Equal Rights Association, dhe organizatat partnere në Tiranë.






Historiku i Dyke March
Marshimi Dyke është një protestë, e cila pasi u organizua për herë të parë në vitin 1993 në qytetin e Washington-it nga grupi i aktivisteve politike “Lesbians Avengers” dhe u kthye në traditë të përvitshme në qytete të ndryshme të botës.
Anne-Christine d’Adesky, themeluesja e marshimit të parë Dyke është shprehur se qëllimi kryesor i këtij mobilizimi ishte rritja e vëmendjes ndaj vajzave dhe grave lezbike.
Fjala “dyke” ka patur konotacion diskriminues dhe është përdorur me qëllim intimidimin, përçmimin dhe dhunimin e vajzave dhe grave për shkak të orientimit të tyre seksual. Kjo është arsyeja, se pse komuniteti i grave dhe vajzave lesbike vendosi ta përvetësojë këtë fjalë duke e përdorur atë si instrument fuqizimi që përfaqëson forcën, pavarësinë, lirinë seksuale dhe krenarinë për veten. 
Afirmimi i rolit të rinisë si promovues i të drejtave të njeriut, zhvillimit, paqes dhe demokracisë, ishte në fokus të një diskutimi të hapur të organizuar në Durrës në kuadër të një serie aktivitetesh publike të organizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të shënuar 70-vjetorin e Këshillit të Evropës. Ky aktivitet, i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, në kuadër të Kryesisë Franceze të Komitetit të Ministrave, dhe me mbështetjen e EU Info Desk dhe Bashkisë së Durrësit, kishte për qëllim diskutimin dhe shkëmbimin me studentë, aktivistë të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile të ideve se si të përfshihen politikat rinore dhe të rritet pjesëmarrja e të rinjve në nivel vendor dhe evropian.
Kryebashkiaku i Durrësit, znj. Valbona Sako, mirëpriti pjesmarrësit në ambjentet e Bashkisë dhe i informoi ata për inciativat drejtuar të rinjve në qytetin e Durrësit. Ajo i bëri thirrje të rinjve të tregohen më aktiv në proceset e konsultimit, të bashkohen dhe të propozojnë ide që mund të ndryshojnë qytetin.
Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, znj. Jutta Gützkow, iu referua të drejtës për t’u organizuar në shoqata, e cila garantohet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë dhe kontributin e të rinjve shqiptarë në përgatititjen dhe zbatimin e politikave rinore në nivel evropian.
Ambasadorja franceze në Shqipëri, znj. Christina Vasak, u fokusua në prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të Evropës, ku spiegoi pse pjesmarrja e të rinjve është e rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe konsolidimin e demokracisë.
Luis Bekteshi, drejtues i Qendrës Rinore “Perspektiva”, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Këshillimor të Këshillit të Evropës tregoi se si organizatat rinore mund të marrin pjesë në sistemin e bashkë-menaxhimit të sektorit të rinisë.
Nga ana e tij, Kreshnik Loka, nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) ndau me pjesmarrësit si kjo organizatë po promovon pajtim dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.
Panelistët bën apel tek të rinjtë në audiencë për t’u angazhuar në shoqëri dhe të përdorin sa më mirë mundësitë e ndryshme për përfshirje si në politikat lokale, edhe ato në nivel evropian./ coe shqip
Mbrojtësit e të drejtave civile, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), Front Line Defenders dhe International Lesbian, Gay, Biseksual, Trans and Intersex Association (ILGA-Europe) u bëjnë thirrje autoriteteve turke të rrëzojnë të gjitha akuzat ndaj 19 aktivistëve të të drejtave LGBTI+, si pasojë e gjykimit në 12 nëntor 2019, në Ankara.
Më 12 nëntor 2019, 19 mbrojtës të të drejtave LGBTI + do të dalin në gjyq, të akuzuar për “pjesëmarrje në një asamble të paligjshme” dhe “rezistencë pavarësisht paralajmërimit” për të marrë pjesë në marshimin paqësor LGBTI + Pride, në Kampusin e Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme (METU) në Ankara në 10 maj 2019.
Nëntëmbëdhjetë persona, mes të cilëve, 18 ishin studentë dhe një anëtar i fakultetit, qenë midis 22 personave që u arrestuan gjatë Marshimit të Krenarisë në METU, pasi forcat e policisë hynë në kampusin e universitetit me kërkesë të administratës së universitetit. Policia shpërndau turmën duke përdorur sprej me piper, gaz lotsjellës dhe plumba plastikë. Të 22 të arrestuarit u lanë të lirë po atë ditë.
Björn van Roozendaal, Drejtori i Programeve për ILGA-Evropë u shpreh: “Mbrojtësit ishin duke praktikuar të drejtën e tyre për t’u organizuar dhe për t’u ngritur për të drejtat e të tjerëve në mënyrë paqësore, ndërsa policia i sulmoi dhe i arrestoi ata. Rasti duhet të ndiqet penalisht për mohimin e ushtrimit të së drejtës themelore për marshim paqësor. Të gjitha akuzat kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut duhet të anulohen menjëherë, dhe ky rast duhet të mbyllet”.
Marshimi i Krenarisë u organizua nga Solidariteti LGBTI+ METU, një grup studentor i themeluar në vitin 1996, i cili punon për të siguruar barazinë gjinore, zhdukjen e fobisë ndaj komunitetit LGBTI+ në kampusin universitar, si dhe sigurimin që universiteti të jetë një hapësirë e sigurtë për personat LGBTI +. Grupi ka organizuar rregullisht marshime LGBTI+ në kampus çdo maj, që prej vitit 2011.
Në Nëntor 2017, duke përdorur urdhrin e emergjencës, në Ankara u lëshua një ndalesë e pacaktuar për organizimet publike me fokus të drejtat LGBTI+. Vetëm më 3 tetor 2018, zyra e Guvernatorit informoi për zbatimin e ligjit edhe autoritetet e tjera përkatëse për një ndalim të ri, pa dhënë indikacione të tjera të nevojshme.
Më 19 Prill 2019, Gjykata Administrative e Apelit nëAnkara hoqi ndalimin e vendosur nën gjendjen e jashtëzakonshme, me arsyetimin se ishte e padrejtë dhe kësisoj të kufizonte të drejtat dhe liritë në mënyrë të pakushtëzuar, të paqartë dhe disproporcionale.
Të katër organizatat deklaruan: “Ne do të donim t’u kujtonim autoriteteve se detyra e shtetit është të marrë masa sigurie për të mbrojtur organizimet dhe marshimet paqësore, jo t’i ndalojë ato. Qeveria duhet të kryejë një hetim të plotë dhe të paanshëm për përdorimin e tepërt të forcës gjatë një organizimi, në vend që të ndiqen penalisht në mënyrë të padrejtë mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Ne ritheksojmë thirrjen tonë për autoritetet që të heqin të gjitha akuzat ndaj 19 aktivistëve dhe të sigurojmë që të gjithë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Turqi të jenë në gjendje të kryejnë aktivitetet e tyre të ligjshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut pa frikë nga hakmarrja apo kufizimet e papritura.”
Ngjarja e mësipërme na rikujton se shoqëria turke është duke përjetuar politika represive të shumanshme, duke penguar dhe vënë në rrezik serioz të drejtat themelore të të drejtave të njeriut.
Bashkimi Europian do të sigurojë një buxhet të parashikuar prej mbi 3 miliardë euro (3,3 miliardë dollarë) për programin Erasmus+ në vitin 2020, me një rritje prej 12 % krahasuar me vitin e kaluar.
Fondi i ri do të sigurojë më shumë mundësi për evropianët e rinj për të studiuar, trajnuar ose fituar përvojë profesionale jashtë vendit, sipas një deklarate të Komisionit Evropian.
“Për më tepër, BE synon të krijojë 35.000 mundësi për studentët dhe stafin afrikan që të marrin pjesë në program, si pjesë e Aleancës Afrikë-Evropë për Investime të Qëndrueshme dhe Punë”, thuhet në deklaratë.
Erasmus+ është programi i BE-së për mobilitet dhe bashkëpunim transnacional në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020.
Pjesë e këtij programi është dhe Shqipëria me qindra mobilitete të përvitshme për stafin akademin dhe studentët e universiteteve të saj.
Për më shumë mbi programin Erasmus+, mund të mësoni në faqen e tij zyrtare për Shqipërinë.
Shqipëria është vendi im i lindjes , është vendi ku unë jetoj vendi ku kam kujtimet e mia. Kjo tokë tret eshtrat e gjyshërve të mi e mbi të gjitha është shtëpia ime. Por të jem e sinqertë nuk është vendi i ëndrrave të mia .
E vërteta është se gjyshi më thotë që ta dua Shqipërinë e prej saj të mos largohem, por ai vetë e shikon se mbesat që i ka jashtë janë më të lumtura.Unë e dua Shqipërinë , por ajo s’po më ofron një të ardhme .Edhe pse punoj fort dështoj. Këtë e shikoj kudo: në shkollë , në rrugë në shoqëri. E shikoj kur shoqja ime e klasës merr +2 më shumë vetëm se i ofron një kafe mësuesit. Ajo nesër po në këtë mënyrë mund të më marrë vendin e punës nesër.
Sot shoku im merr diplomën si mjek edhe pse se meriton , nesër mund të më marrë jetën. Sot shitet posti , fjala , jeta, diploma, shkolla , por pasojat do të jenë nesër. Nesër ku do jemi ne brezi që do drejtojmë vendin? Ama unë s’mund të bëhem si ata. Unë s’ mund të ha të drejtën e askujt. Unë s’dua të nënshtroj askënd e nuk dua as t’i nënshtrohem askujt. Unë dua të jem e pavarur nga asgjë dhe askush.
Preferoj të iki të largohem diku larg, por prapë me dëshirën që të mësoj atje dhe ta ndihmoj këtë vend, të ndryshojë.
Unë zgjedh BE, sepse ofron zgjidhje të paktën për mua. Ndoshta në fillim s’do ndihem si në shtëpi, do ndihem e huaj, por e di shumë mirë se puna ime do vlerësohet. E di shumë mirë se pushimet verore do t’i kaloj në vendin tim të ëndrrave, sepse do të kem mundësi ekonomike për t’i përballuar .
Unë nuk po them se Shqipëria është vend i pajetueshëm, por po them se në Shqipëri njerëzit si unë s’mund të jetojnë.
Unë zgjedh BE me shpesën më të madhe për ta ndihmuar këtë vend të vogël, për ta bërë pjesë të familjes, sepse vetëm atëherë do mund të shkëputemi përfundimisht nga pasojat e të shkuarës .
Unë zgjedh BE se atje të paktën e di që darkave do jem me barkun plot , mëngjeseve do zgjohem me dëshirë për të punuar , sepse e di që do të shpërblehem.
Unë zgjedh BE, sepse s’do më duhet të pres orë të tëra në rradhë vetëm se nuk pagova një mjek të më vizitojë .
Unë zgjedh BE, se ato dinë të bëjnë ndryshimin, ato duan jetën e të gjithëve, ato s’vjedhin vetëm për vete.
Jam shumë e bindur se nëse BE na jep një dorë ,ajo ç’ka deri më sot ishte e pamundur, nesër do të jetë realitet, se të gjithë do të ndërgjegjësohen dhe do mund të qeshin pak.
Për Shqipërinë e së ardhmes le ta nisim ndryshimin nga vetja . Të shpresojmë, lutemi dhe punojmë për të ardhmen tonë .
Unë zgjedh BE, por me gjithë shpirt dua Shqipërinë.
Sqarim: Punimet e eseve nuk përfaqësojnë qëndrimin e redaksisë “Historia Ime”, por vetëm qëndrimin e autorit/es.
Ditën e djeshme, në ambjentet e Europe House në Tiranë u çel ekspozita TransBalkan, një event që shënoi njëkohësisht dhe hapjen e punimeve të Konferencës Vjetore ERA të aktivistëve LGBTI+ nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.
Ekspozita TransBalkan me autor Aleksandar Crnogorac, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë 3 ditëve në vijim, vjen si një dokumentim i aspekteve të ndryshme të eksperiencës njerëzore, me fokus kryesor komunitetin transgjinor dhe pjesëtarët e tij në Ballkan.
Ekspozita ka udhëtuar nëpër të gjithë cepat e gadishullit Ballkanik për të takuar, intervistuar dhe fotografuar më shumë se 60 persona nga vende, besime, kultura dhe mbi të gjitha eksperienca të ndryshme tranzicioni.
Duke u përqëndruar në aspektin personal të eksperiencave të këtyre individëve, ekspozita Trans Balkan e fton audiencën të njihet nga afër me persona transgjinorë që jetojnë në rajonin tonë dhe në këtë mënyrë të ndërgjegjësohen mbi vështirësitë dhe realitetin që ata përjetojnë në vendet e tyre.
Për të përshëndetur ekspozitën dhe hapjen e punimeve të Konferencës, një numër personalitetesh publike mbajtën fjalimet e tyre duke theksuar edhe një herë rëndësinë që respektimi i të drejtave të komunitetit LGBTI+ ka për rajonin e Ballkanit, rrugën e tij me afrimin pranë familjes së madhe evropiane dhe krijimin e urave të bashkëpunimit, për të cilat ERA mund të na shërbejë si shembull kryesor frymëzimi.
Gjatë fjalimeve të tyre, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori i Gjermanisë, Avokatja e Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Holandës, si dhe drejtuesit e RYCO dhe Western Balkans Fund, përshëndetën punën e organizatave pjesë e ERA (Equal Rights Association) në të gjithë rajonin dhe vendosën theksin te sfidat e pjesëtarëve LGBTI dhe aktivistëve që mbrojnë dhe lobojnë për kauzën e tyre dhe kauzën tonë të përbashkët.
Dhjetëra aktivistë do të bëhen bashkë më datat 8 dhe 9 Nëntor për të bashkërenduar në vijim punën e tyre për ndryshimin e mendjeve dhe zemrave të qytetarëve të vendeve tona dhe për të diskutuar sfidat dhe problemet kryesore me të cilat ato ndeshen në punën e tyre të vazhdueshme.
Konferenca do të shoqërohet dhe me evente dhe ngjarje të tjera kulturore e jo vetëm, si shfaqjen e filmave pjesë e Queer Film Days Albania, shfaqjen e filmave me metrazh të shkurtër të krijuar nga projekti i mini-granteve i administruar nga Aleanca LGBT dhe PRO LGBT, sesione dhe workshope të udhëhequra nga vetë aktivistët e rajonit si dhe takime me prindër të personave LGBT+ që do të sjellin në Tiranë eksperiencat e tyre dhe historitë e tyre personale, së bashku me ato të dhjetërave aktivistëve pjesëmarrës në konferencë.
E lindur në Greqinë e lashtë në kohët e para të ndërgjegjes politike të një qytetërimi që shprehte idealin e barazisë , askush nuk do ta mendonte se era e shpejtë e dijes do t’i shpërndante farat e saj nëpër Europë dhe botë,ku do të rriteshin gjithmonë më shumë. Grekët e pagëzuan simbolin e tyre të barazisë,lirisë dhe vëllazërimit “demokraci” (demos-popull, kratias-udhëheq).Ajo evoloi me kohën deri sa u bë ajo që është sot . Tani në shekullin e njëzet e një,shoqëria shqiptare në përfundim të izolimit total,plagëve nga historia, e lodhur nga indiferentizmat,rryma antidemokratike dhe oligarkia më në fund po hedh hapat e saj të parë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, e cila personifikohet me rrugën drejt demokracisë dhe të drejtave: të drejtës së fjalës,për të qenë i lirë apo të qenit qytetar europian. Integrim,plotësim kërkesash dhe respektim i të drejtave janë fjalët që po përcaktojnë fatin e një shtet-kombi në kërkim të familjes kontinentale. Por kjo lëvizje me peshë gati-gati na ve në pozitën e një guri të pambrojtur në lojën e shahut . Vetëm nëpërmjet informimit të vazhdueshëm mbi impaktin që ky integrim do të luajë në familjet shqiptare mund të bëjmë diçka më shumë për të drejtën tonë,demokracinë,për të qenë qytetarë europianë.
Përqëndrimi i drejtimit të integrimit në rrugën drejt BE është respektimi i drejtës për të jetuar në demokraci,njëlloj si vendet anëtare, në të cilat nuk ka vend për fjalën “censurë”.BE duke pranuar republikën shqiptare si vend kandidat ka filluar projekte për zhvillimin e saj. Po financohen para për zhvillimin dhe pranimin e pakicave minoritare në shoqëri si romët apo egjiptianët. Ndërkohë që i ka ngarkuar qeverisë detyrën për të kryer vetingun dhe të bëjë kontrolle financiare, nga ana tjetër kjo strukturë ka dërguar delegacione që mbikëqyrin zbatimin praktik të reformave, gjë që nuk lejon abuzime. Këto lëvizje në sistemin politik priren të ndikojnë rrënjësisht në shoqërinë shqiptare. Largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar ve në dukje se do respektohen të drejtat juridike të çdo personi,kurse në gjykimin e çështjeve penale do të ketë paanshmëri . Nga ana tjetër kontrollet financiare ndikojnë direkt në reduktimin e fenomenit të pastrimit të parave dhe invazionit fiskal. Kjo përkthehet në të ardhmen me më shumë investime publike në sistemin arsimor,shëndetësor,në hapësira publike apo infrastrukturë. Këto çështje janë delikate në arenën kombëtare dhe kanë ndikim mbi buxhetin e shtetit apo krijojnë vakanca në pushtetin gjyqësor dhe vonesa në shqyrtimin e çështjeve. Megjithatë synimi është i qartë: ngushtimi i distancës nga realiteti i Europës së kombeve.
Unë kam një ëndërr. Të rinjtë kanë ëndrra,vizione,dëshira që qëndrojnë pezull si iluzione në sirtar. Të gjithë jemi të ndryshëm,por na bashkon një ëndërr: të jemi qytetarë europianë. Më shumë se një dëshirë është një e drejtë.E drejta e një populli për të jetuar aty ku dëgjohet zëri i tij. Nuk ka rëndësi se sa të vështira janë rrethanat,ne përpiqemi të bëjmë më të mirën. Së bashku mund ta bëjmë atdheun tonë me status europian dhe me ndihmën e BE jo shumë larg do të jetë ajo ditë. Dhe ajo ditë do të shënojë fundin e një rruge të vështirë,plot peripeci.
Shqipëri në luftën për kauzën e demokracisë shënon gati tre dekada që lufton. Ky fakt tregon se nuk është e favorizuar nga historia për të krijuar reforma,të cilat gjejnë zbatim pa kundërshti në masë të gjerë. Kjo thuhet dhe nga historia e kombeve të tjera,të cilave u është dashur që të zhvillohen në një kohë relativisht të gjatë. Si aktore kryesore e këtij procesi politik cilësohet qeveria që duhet të frenojë faktorin pengues , kurse nga shqiptarët shihet një distancim që kurrsesi nuk duhet të jetë,por përkundrazi duhet të ushtrojë trysni të vazhdueshme mbi kabinetin qeveritar për të drejtat e tyre. Duke e vendosur demokracinë në kontekstin shqiptar shohim se faktorët pengues nuk janë të shumtë në numër,por përqafojnë një pjesë të madhe të popullsisë. Niveli ekonomik i pari. Nëse një shqiptari të varfër do kërkohej të zgjidhte mes demokracisë apo një vlere ekonomike ai do të zgjidhte këtë të fundit. Krimi I organizuar,i lidhur ngushtë me faktorin e parë pengon mirëfunksioninin e e ligjit. Braktisja e shkolave është një tjetër faktor,sepse vetëm një qytetar i arsimuar mund t’u përgjigjet kërkesave që parashtron integrimi I vazhdueshëm. Nëse faktorët e lartpërmendur prekin masën e gjerë të popullsisë,korrupsjoni dhe ndërhyrja e pushteteve te njëri-tjetri prekin administratën dhe sistemin gjyqësor. Korrupsioni si më I përhapur cungon dhe meritokracinë.
Roli që ka informimi është themelor për mbështetjen e demokracisë. Për shkak të globalizimit,sot është më e lehtë se kurrë të informohesh. Mediat televizive,gazetat,faqet online na ofrojnë shumëllojshmëri artikujsh në lidhje me ndikimin që do të ketë integrimi në dobësimin e faktorëve pengues të të drejtave. Megjithatë shfaqja e forcës së popullit përmes praktikave demokratike nuk ka munguar. Por të tilla nuk mund të cilësohen protestant opozitare ,në të cilat kryefjalë ishte dhuna , por vetëm protesta studentore. Nga ana tjetër organizatat joqevertare japin ndihmesën e tyre kur vendimet e qeverisë shkelin të drejtat.
Respekt i të drejtave të njeriut dhe funksionimi I demokracisë do hapin dyert një të drejteje të re : të drejtën për të qenë qytetarë europianë. Unë mendoj se rruga e integrimit drejt BE është më e mira për vendin tim,krahasuar me një forcim marrëdhëniesh me Rusinë. Është e drejta ime që të jem qytetar europian. Unë dua që në të ardhmen shteti im të më garantojë të gjitha liritë civile dhe juridike,meritokracinë dhe barazinë. Dua që nesër kjo Shqipëri që na mban mbi supe të ketë universitete me standarde europiane,të garantojë vende pune ku do të punësohen të rinjtë shqiptarë. Dua që të nesërmen të mos bjerë këmbana e alarmit se po largohen të rinjtë e këtij vendi. Ne të gjithë duam të vazhdojmë jetën në vendin ku u lindëm dhe u rritëm, por kjo e ardhme duhet ndërtuar. Të drejtën për të qenë europian populli shqiptar duhet ta fitojë si gjithë kombet e tjera. Dhe më pas shumë “sëmundje sociale”do të shërohen.
A do të ketë shpresë tani për hapjen e negociatave? Vështirë të thuhet. Komisionerët e Bashkimit Europian shprehen mjaft skeptikë dhe të ndarë në mendimet e tyre. Shqipëria nuk i ka përfunduar të gjitha reformat politike, kurse përmirësime urgjente kërkon ana e brendshme politike. Koha do të na kthejë një përgjigje,megjithatë beteja vazhdon. Duke vënë në dukje kontekstin shqiptar në lidhje me BE,qeverinë , shoqërinë dhe kauzën e saj shohim se na duhet më shumë informim për çdo fazë të integrimit. Informim,ndërgjegjësim dhe pjesëmarrje qytetare janë fjalët që na adresohen ne. E duke pritur udhëzimin e rradhës të partnerëve europianë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi vetëm një gjë: “Europë, na prit”.
Sqarim: Punimet e eseve nuk përfaqësojnë qëndrimin e redaksisë “Historia Ime”, por vetëm qëndrimin e autorit/es.
Bashkimi Europian është i gatshëm të rrisë bashkëpunimin me palët e tjera të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, bazat e të cilës janë solide pavarësisht largimit të njoftuar të amerikanëve, deklaroi sot komisioneri europian për Klimën, Miguel Arias Canete.
“Marrëveshja e Parisit për Klimën ka baza solide dhe është aty për të zgjatur. BE, me partnerët tanë, është e gatshme të riforcojë bashkëpunimin me të gjitha palët për ta vënë në zbatim”, theksoi Canete në Twitter pas zyrtarizimit nga SHBA-ja për tërheqjen e saj.
Mina Andreeva, zëdhënëse e Komisionit Europian deklaroi se Bashkimi Europian shpreh keqardhje për vendimin amerikan duke kujtuar se BE dhe SHBA-ja kishin punuar së bashku për krijimin e marrëveshjes në vitin 2015.
Miguel Arias Canete theksoi përveç të tjerave se BE do të vazhdojë të punojë me palët pjesëmarrëse dhe entitetet në SHBA që të mbeten të angazhuara në një veprim ambicioz në mbështetje të klimës, veçanërisht qytetet amerikane që dëshirojnë të mbeten të angazhuara në luftën kundër ngrohjes klimatike. / ATSH
“Ode de joie “ do të ishte nismëtare e një udhëtimi që do të përfshinte më vonë kontinentin plak , duke bashkuar jo vetëm njerez të një kulture, por edhe qytetërime të lindura në qendër të botës së vjetër . Ajo që nisi si një aleancë më karakter ngushtësisht ekonomik, u kthye në dicka shumë më të madhe , në atë që bota e njeh sot si “Unionin Evropian”, pjesë e kësaj familjeje të madhe aspirojmë edhe ne të jemi së shpejti. Më pëlqen e padyshim edhe do të zgjidhja që këtë aspiratë po aq timen ta nis me shprehjen e të madhit Martin Luter King “Unë kam një ëndërr ….Ëndrra ime fillon përtej një deti që më ndan nga Perëndimi , në brigjet e të cilit unë do të zgjidhja cdo herë Bashkimin Europian. Këtë e them ngase siguria, harmonia , mbrojtaj e së drejtës , themelore kjo e fundit për të quajturën demos-kratia, e vetë regjimi demokratik , një amalamë e antikes dhe cdo aspekti pozitiv të sotëm , funksionojnë në harmoni të plotë. E në fund të fundit , përse unë , nje 16 vjecar që njëh pak apo aspak mbi mënyrën se si shtëtet funksionojnë do të zgjidhja një konfederatë të tillë sikurse Bashkimi Evropian?
Së pari, aspekti kryesor mbi të cilin do të doja të vendosja aksentin është ai I sigurisë dhe qëndrueshmërisë juridike të cilën unë personalisht e konsideroj si element fundamental mes arsyeve që më bëjnë të zgjedh BE-në. Një konfederatë që u jep garancine e parshikuar ne Ostin shumë kohë më parë, qytetarëve të saj sa I takon ligjit mungesës së arbitraritetit , katërcipërisht e bën këtë konfederatë , të sigurt për qytetarin , ku vetë të zjedhurit varen nga populli dhe në asnjë mënyrë nuk ndodh e kundërta. E duke qenë se po flas për sigurinë juridike , ajo që më forcon bindjen mbi zgjedhjen e BE-së , është e ndikuar kryesisht nga politikat e fuqishme me karakter social, pasi shtetet përbërëse të BE-së janë anëtare të asaj që përbën grupin e G-8 apo G-20, gjë kjo që përkthehet ne superfuqi botërore, ku prioriteti I jepet qytetarit dhe mirëqëniës së tij ekonomiko-sociale.
Së dyti , ajo që do të thoja është se BE-ja është rruga drejt ëndrrave dhe unë si I ri , kurdoherë e shoh të ardhmen time ngushtësisht të lidhur me karrierën . A nuk janë mundësitë për një arsim më cilësor dhe më pas kualifikues hd endihmues për një punesim dhe karrierë më pritshmëri të larta , në njërin prej shteteve të Unionit? Paduyshim që askush nuk mundet dote të kundërshtojë një fakt të tilllë. E sikundër arsimi dhe punësimi, mirëqenia në shtetet anëtare të BE-së ,nga statistikat e OJF-ve , rezulton më e lartë se në vendet e tjera të rajonit, një shtysë kjo e fuqishme , jo vetëm për të qëndruar në mënyrë stablë ne njërin prej tyre , por për të fituar eksperiencat më të mira e për t’I implemëntuar ato në Shqipëri.
Argumenti im themëlor has ndikime të shumta nga filozofia e Nices dhe ka element qqëndror njeriun dhe të drejtat e tij. DUDNJ(Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut), Karta Evropiane , CEDAË , Konventa Evropiane e një sërë aktesh ndërkombetare të ratifikuara me lidgj nga Kuvendi yne po ashtu , janë një realizim I shteteve anëtare të Unionit me qëllimin e vetëm dhe kryesor , mbrojtjen e të drejtave të njëriut. Duke nisur nga parashikimi I patjetërsueshmëriseë së tyre, e duke mbërritur të karajteri I tyre I përhershëm , ato përbejnë garancinë më të madhe të individëvë subjekte të ligjeve të kësaj confederate . E natyrisht, garanci të tilla dëshiron cdo kush t’I ketë , jo vetëm de juro , por edhe po aq de facto . Mbrojtja që ofrojnë këto instrumenta ndërkombëtare renditet ndër arsyet se përse do të zgjidhja BE-në dhe përse edhe e sugjeroj zgjedhjen e saj. Mbrojtja nga niveli themeltar që I garantohet jetës, pronës, lirisë së shprehjes dhe informimit, privatësisë , familjes dhe të drejtave të tjera të brezit të dytë e me theks ato të brezit të tretë , te cilat karakterizojnë shtetet e zhvilluara , janë më tepër se një arsye, e më tepër se nje ëndërr. E duke qenë se po ndalem te të drejtat e njeriut të mbrojtura nga keto dokumenta rajonale, duhet padusgim te përmend edhe instrumentin kryesor mbrojtës të tyre, I vetmi I llojit të vet në kontinentin plak e po aq ne SHBA, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, unike ne llojin e saj dhe e vetmja në rajon që ka juridikson mbi shtetet ratifikuese të Konventës. Si e tille, ajo behët margaritari që shton listën e arsyeve mbi të cilat unë mbështes tezën time.
Mbase BE-ja është një ëndërr. Mbase është ëndrra evropiane që nëse Luter King do të ksihte qene evropian do të kishte pasur, por ajo që di të them më padyshim , është që BE-ja është ëndrra ime. Është ëndrra e cdo të reje e të riu që aspiron një jetësë më ytë mirë, studime më të mira, punësim më të sigurt e një avenir më të mirë për gjënëratat e reja. BE-ja është zgjedhja imë, rruga drejt ëndrrës për ndryshim!
Sqarim: Punimet e eseve nuk përfaqësojnë qëndrimin e redaksisë “Historia Ime”, por vetëm qëndrimin e autorit/es.
Shprehja e hasur”Zgjedhja jonë është e vetmja përgjigjje në jetë” është për mua fjalia magjike që kam filluar ta përdor çdo ditë kur gjendem e humbur në rrugët e shumta të realitetit. Por, nëse vetëm zgjedhja jonë është ajo që na duhet pse komplikohen gjërat vallë?
Problemi qëndron se procesi i të zgjedhurit është pjesa më e vështirë në jetë. Ka pafund opsione me një pafundësi rezultatesh, prandaj s’mundemi dot kurrë të kuptojnë cila është e duhura për ne. Nuk po shprehem më e mira sepse është koncept relativ dhe subjektiv, i cili shihet në këndvështime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.
Zgjedhja e Bashkimit Europian për mua është një nga ato të duhurat. Dhe kur e di cila është rruga e duhur sa kohë të duhet për ta arritur nuk ka rëndësi, sepse ti tashmë e di se cilat hapa të ndërmarrësh. Gjthashtu, me kë do i ndërmarrësh këto hapa ka rëndësi po aq sa edhe rruga që ndjekën.
Një një botë ku secili është ndryshe, ne jemi të barabartë. Të gjithë jetojmë, kërkojmë diçka nga jeta, arrijmë ose humbim diçka. Të gjithë jetojmë në mënyra të ngjashme. Nuk ka shumë diferencë në procesin e të jetuarit. Mirëpo, megjithëse jetët tona janë thuajse të njëjta, ka momente që shkëlqejnë kur hyjnë në jetën tonë jetë të tjera. Me të gjithë së bashku, rruga bëhet më e shkurtër dhe e lehtë. Pse ndodhi kjo? Rruga mbeti e njëjtë, por tanimë ne e shohim ndryshe. Nuk është më një rrugë, por një qëllim drejt një realiteti të synuar dhe të përbashkët.
Për mua, Bashkimi Europian është një përpjekje për një Europë që është një, e bashkuar përtej anës ekonomike. Mënyra si e shoh unë BE-në është si një formë apo përpjekje uniteti dhe bashkimi të njerëzve të ndryshëm për të përfituar në mënyrë të barabartë nga të drejta të njëjta, që ata i meritojnë njëlloj. Pra, që t’i dhurojmë mbështetjen tonë të tjerëve dhe të bashkëpunojmë duke dhënë e marrë nga njëri tjetri, pa iu përmbajtur kufinjve shtetërorë si një vijë ndarëse dhe kufizuese.
Jeta është një lojë dhe për secilin prej nesh duhet të ketë rregulla të njëjta. Secilit duhet t’i krijohem të njëjtat mundësi për të fituar. Të bashkohemi dhe të t’i afrojmë këto ndryshime nuk ka qenë kurrë kaq e nevojshme dhe e natyrshme për t’u bërë.
Ndryshimet nuk duhet të paraqesin kufizime, kur janë një mënyrë për të treguar vlerën e shtuar, që ne i sjellim dhe japim kësaj bote, secili në mënyrën e tij unike.
Mirëpo, pse duhet të zgjedhim BE-në?
Për arsye se ne meritojmë të jemi pjesë e këtij bashkimi për të përqafuar të njëjtat të drejta për një Europë që është një.
Për arsye se shprehja “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, që nxirret me britma dhe gjithë shpirt nga shqiptarët, mund të realizohet vetëm duke qënë pjesë e BE-së.
Për arsye se shqipëtarët e meritojnë një fillim drejt një fundi të lumtur.
Për arsye se unë dua ta shoh të ardhmen e Shqipërisë së bashku dhe përkrah vendeve të tjera, duke iu treguar nipërve dhe stërnipërve të mi se ne bëmë zgjedhjen e duhur.
Për arsye se s’dua që shqiptarët të shpërndahen nëpër vende të ndryshme të Europës, kur mund të jenë pjesë e saj dhe ta kenë Shqipërinë të denjë për t’i përkushtuar ëndrrat dhe jetën e tyre.
Për arsye se unë ende besoj tek Shqipëria dhe fuqia e saj për të ndryshuar dhe u kthyer në rrugën e duhur.
Për arsye se BE nuk duhet të mbetët një ëndërr apo një e ashtëquajtur përrallë që s’ka asnjë bazë realiteti.
Për arsye se unë dua dhe shpresoj se një ditë të bukur, pavarsisht motit do jem në gjendje të dal dhe bëj një udhëtim në Europë dhe të më duket si një shtëpi e dytë, jo si një vend i largët dhe e huaj.
Për arsye se unë, fëmijët dhe e ardhmja e këtij vendi meritojnë të jetojnë në mënyrën e “duhur”.
Për arsye se fundi i kësaj eseje meriton një zgjedhje që duhet bërë dhe një iniciativë për ndryshim.
….
Mund të listoj akoma arsye. Arsyet variojnë, por konkluzioni mbetet i njëjtë.
Unë zgjedh Bashkimin Europian. Unë e bëra zgjedhjen e duhur.
Shqiptarët e kanë zgjedhur me kohë BE-në. Mirëpo hapat nuk janë nisur dhe ndërmarrë akoma.
Dhe shpresoj shumë që ai të më zgjedhë mua, të na zgjedhë ne, … shqipëtarëve, në mënyrë që të takohemi në mes të rrugës kur të kemi nisur këto hapa.
Sqarim: Punimet e eseve nuk përfaqësojnë qëndrimin e redaksisë “Historia Ime”, por vetëm qëndrimin e autorit/es.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.