“Ai qe meson”
Përshendetje “Ditari i një homoseksuali”. Ka kohë që kam dëshirë të shkruaj tek ju por asnjë faqe e së përditshmes sime nuk më dukej mjaftushëm interesante sa ta ndaja me të tjerët.
Unë jam “djali i bankës së dytë”, jam ai i cili ulet gjithnjë vetëm. Edhe pse jam i pari që hyn në klasë, e di që të gjitha bankak e tjera do të mbushen dhe karrigia ngjitur me mua do të mbetet bosh… Kam vënë re se personat e klasës sime mendojnë se unë jam “ai që mëson”.