Ditari i nje balerini (6)
Ate nate nuk po e zinte gjumi, e vetmja gje qe i vinte ne mend ishte se si ti thoshte Gentit qe ishte homoseksual dhe ti tregonte qe e donte.
Kish vajtur vone dhe si pa kuptuar e kish zene gjumi. Endrrat dhe mankthet po e torturonin. Gjate gjithe kohes perpelitej ne shtratin e tij, sikur po digjej nga flaket e ferrit. Ne enderr shikonte ate aksidentin e tmerrshem qe i kish marre jeten prinderve te tij dhe te dy i shfaqeshin ne enderr duke e fajsuar qe nuk ishte ai qe kishin dashur te ishte. I dukej sikur dicka po e mbyste, pulsi i zemres i ishte rritur, djerset e kishin mbuluar, frymemarja ju veshtiresua.