Djali i palestres
Ishte vera e vitit 2010.Po bëja pothuajse një javë që kisha filluar palestër kur papritur më ra në sy një djalë të cilin e shikoja për herë të parë. Ishte shumë simpatik, madje më shumë se simpatik. Ishte i ëmbël si në fytyre dhe në komunikim.
Fillova të ndjeja zemrën që më rrihte më fort që në momentin e parë që e pash. Ne fillim hiqesha sikur se shikoja, sikur nuk më interesonte por kur nuk e kishte menjen e shihja me shumë ëndje, doja vetëm ta përqafoja njëherë sepsë ishte shumë i mirë. Dukeqënëse nuk dija si të veproja në një situatë si kjo, thjesht e shikoja dhe i flisja ndonjëherë rastësisht.