Me kembe ne toke
Kur jam me të dashurin tim koha kalon shumë shpejt. Pa e kuptuar kaluan vite dhe ne nuk ndaheshim asnjë moment. Para pak kohësh zbulova që më tradhëtonte në internet. Jam i bindur që nuk shkonte përtej kompjuterit por kjo nuk bëri që unë të lëndohesha më pak. Në momentin kur zbulova gjithçka në vend të bëja skandal e të bëhesha qesharak, zgjodha të rri vetëm. Kam ecur për rreth tre orë atë natë. Isha i lënduar por nuk kisha lot.