Dashuri e gabuar
Jam një djalë 17 vjeçar nga Tirana. Ndryshe nga shumica e moshatarëve të mi, unë nuk po e përjetoj aspak mirë faktin që shkolla po mbaron. Djemtë e vajzat në klasën time shprehen të lumtur që po mbaron edhe ky vit dhe më në fund do të shkojmë në universitet, por unë e shoh me një sy tjetër.
Gjithçka filloi pasi kalova me vështirësi etapën e pranimit të vetvetes si homoseksual, një vit më parë. Them homoseksual sepse do të ngelem anonim, por personave të cilët i kam treguar që më pëlqejnë meshkujt i kam thënë që jam biseksual. Nuk është se më vjen turp që jam homoseksual por më duket sikur të tjerët e kanë më të thjeshtë të më pranojnë kur them se jam biseksual.