Ju deklaroj “BURRE E GRUA”
Vetëm 24 orë më ndajnë nga dita që do mbyllë përfundimisht ëndrën time që gjërat mund të jenë ndryshe. Të gjithë e dijnë që unë jam gay, nuk ja kam thënë askujt por të gjithë e dijnë, të gjithë e kanë kuptuar, dhe të gjithë bëjnë sikur nuk dijnë asgjë. Edhe ajo, ajo e cila pas 24 orësh do bëjë një gabim më të madh se timin. Pse pranoi të martohej me mua?! Ajo e di që unë jam gay, ajo gjithmonë e ka ditur, ajo e ndjen.