Kam miq te mire
Une nuk jam ai tip djali qe kur dikush e shikon ne rruge e etiketon si homoseksual. Sigurisht qe personat qe me rrethojne e dijne pothuajse te gjithe. Kam preferuar mos e mbaj te fshehte kete fakt pasi nuk eshte dicka per te cilen duhet te kem turp. Kam nje orientim seksual ndryshe nga shumica dhe kjo nuk ka asgje te keqe. Me lumturon fakti qe rrethohem nga persona te afte per te menduar dhe nuk kam hasur probleme me shoqerine. Qe perpara se ti tregoja miqve qe jam homoseksual e dija reagimin qe do te kishin, isha shume i sigurte per dashurine e tyre karshi meje dhe e dija qe asgje ne bote nuk do i bente te me donin me pak.