Kujtimet e Klajdit (1)
Njerëzit që dua me të vërtetë marrin shpesh mesazhe dashurie nga unë.
Gjithmonë atëherë kur nuk e presin.
Ngaqë më njohin mirë, miqtë dhe mikeshat e mia të zemrës nuk habiten e as nuk e pyesin më veten se pse në orë apo ditë kur nuk e presin u shkruaj herë pas here në telefon mesazhe të shkurtra të tipit “të kam shumë xhan…”, ose, si mesazhi që i nisa Morenës, mikes që e kam si motër: “kur të pashë në mëngjes duke fjetur qetë me kokën e përkulur pakëz jashtë krevatit, dhe me fëmijën tënd pranë teje, – atë engjëllin e vockël që e dua aq shumë, i cili flinte horizontalisht mbi jastëk e me duart e hapur – u ndjeva i lumtur që ju kam të dyve në zemrën time”, apo: “e di ti, qe jam i bekuar që të kam njohur?”