Kujtimet e Klajdit (17)
NENOCKA DHE ENSI… IM
“Merr xhezven e bardhë, atë të voglën se e ka fundin më të hollë e zjen më kollaj. Mbushe me ujë deri në fund se ajo bën kafe për dy vetë, aq e ka masën ajo, se aq ia ka përcaktuar ‘turku’ e ‘frëngu’ bashkë. Pastaj hidhi tre lugushka kafeje, dhe dy lugushka të tjera me sheqer. Ndize furnellën dhe vendose xhezvenë mbi të, por mbylle derën e kuzhinës e kujdes se mos kalojë macja mbi furnellë e merr flakë, se i ve zjarrin pastaj gjithë shtëpisë! Se ti nuk e di se ç’bën një mace e ndezur nga zjarri e flaka…! Apo e di?”